GRUSHTSHTETI I MUNGUAR I CAR NIKOLLËS!!!

 

Dje pasdite turma huliganësh të organizuar dhe mbështetur nga komitë të VMRO-së,kanë hyrë dhunshëm në sallën e Palamentit ku ,si shkak është bërë zgjedhja e Kryetarit të ri Talat Xhaferi,gjë për të cilën sipas bandave të harbuara me këtë veprim të deputetëve të shumicës është shkelur vullneti i popullit.
Pas zgjedhje së Kryetarit të ri, turma të organizuara dhe të udhëhequra nga segmente të komitëve të liderit të tyre Grujo ,kanë sulmuar me mjete të forta në ambientet e Parlamentit liderin e LSDM-së Zoran Zaev, liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe disa deputetë të tjerë.Dhuna e ushtruar në Parlament ndaj deputetëve të shumicës kthen FYROM-in 20 vjet prapa në përmbushje të standarteve demokratike.Dje u goditën edhe shqiptarët shqiptarët si pengesa të marrjes së pushtetit me dhunë .Demonkratura sllavo-maqedone e komitëve të Car Nikollës tregoi edhe njëherë para opinionit ndërkombëtar se kur është në pyetje ndarja e pushteti politik dhe frika nga ndëshkimi për bëmat e së kaluarës ajo harbohet dhe nuk respekton asnjë normë ligjore dhe kushtetuese që e ka miratuar vet me dorën e saj. Kjo është përpjekja e fundit e kafshës së plagosur që kur sheh fundin e saj tërbohet si asnjëherë më parë.Ky është tentimi i fundit i ultrashovinistit dhe komitit barbar Nikolla Gruevski,përmes grushtshetit të shpëtoj veten dhe klanin e tij nga mëkatet e pushtetit despotik gjatë qeverisjes së tij.Shqiptarët nuk duhet të zbrapsen nga këto përpjekje të pashpresë për mbijetes të kryekomitit Grujo ,përkundrazi duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur siç janë dakorduar me Platformën Shqiptare. Në këto rrethana shqiptarët e bashkuar duhet të japin vendimin e prerë, si për lsdm-në ashtu dhe për VMRO-në se, pabarazi të plotë nuk do të ketë frymëmarrje artificiale as paterica për ta mbajtur në këmbë mbi kurriz të shqiptarëve të ashtuquajturën FYROM.StrugaLajmStrugaLajm

Medai ShaholliStrugaLajm


Loading...
loading...