Guteresh: Më e keqja do të vijë së shpejti “për vendet në konflikt”

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e përsëriti sot thirrjen e tij për armëpushim global, duke u bërë thirrje të gjitha palëve në konflikte në të gjithë botën, që t’i lënë armët e tyre dhe t’u lejojnë vendeve të shkatërruara nga luftërat të luftojnë me pandeminë e koronavirusit.

“Më e keqja do të vijë së shpejti”, tha Guteresh, duke iu referuar vendeve në të cilat luftohet, siç është Siria, Libia dhe Jemeni.StrugaLajm

“Stuhia Kovid-19 tani po vjen në të gjitha këto vende”, tha sekretari i përgjithshëm i KB-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...