Hajdutët të pafat: Vjedhin bankomatin dhe vetura i lë në rrugë

Katër persona të maskuar në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë sot rreth orëve të para të mengjesit kanë vjedhur një bankomant, të Bankës Komerciale, që ishte i vendosur aty, njofton Klan Kosova.

Këta persona e sulmuan rojtarin e këtij objekti të cilit i hodhën edhe sprej syve, pas kësaj, ata bankomatin e nxjerrën nga muri dhe e ngarkuan në një furgon.

Hajnat u nisën në drejtim të Prishtinës, ku gjatë rrugës njëra nga gomat e furgonit ka shpërthyer dhe ata u detyruan ta braktisin atë në mes të rrugës.

Zëdhënësi për media nga Policia e Kosovës, Bajram Gashi, ka thënë për Klan Kosova se bankomatin e gjetën të braktisur dhe se janë duke bërë ekzaminimet e duhura në lidhje me rastin.

“Një grup personash të armatosur e te maskuar kanë grabitur gjatë natës bankomatin e Bankës Komerciale që gjendej në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë. Aty me një sprej të syve e kanë sulmuar rojen e ndërtesës dhe më pas bankomatin e nxjerrë nga muri kanë ngarkuar në një furgon”.

“Por, gjatë ikjes në drejtim të Prishtinës, një gomë ka shpërthyer dhe kombi e ka humbur drejtimin për t’u përplasur në një mur në Hajvali”.

“Në pamundësi që të vazhdojnë tutje, ata kanë ikur ndërsa furgonin dhe bankomatin i kanë lënë të vendi i aksidentit”, ka thënë Krasniqi.

In : Aktuale

Loading...
loading...