Hajdutin e vrasin në Shtime të Kosovës

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në lagjen e Pajtimit në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
Ai ka thënë së ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00.StrugaLajm

“Dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë, ata kanë kërkuar nga ai që të dorëzohet por nuk është dorëzuar. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin prej tyre. Nga plagët që ia kanë shkaktuar me shkopinj i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha Hajdini për Telegrafin.

Hajdini tha se identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion, teksa shtoi se mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç.StrugaLajm

Zëdhënësi bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i plagosuri pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu vëllai i tij është arrestuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...