Hakeri nga Maqedonia arrestohet në Zvicërr, ja çka kishte vjedhur!

Hakerët e sulmit kibernetik ndaj sigurimit shëndetësor „Groupe Mutuel“ në Zvicër, janë arrestuar. Piratët kibernetikë, në dhjetor të vitit të kaluar kishin arritur të futen në një hardisk të jashtëm duke poseduar të dhënat e klentëve të këtij sigurimi.

Pasi më 19 dhjetor të vitit të kaluar, „Groupe Mutuel“ u bë viktimë e një sulmi kibernetik nga hakerët, kjo shoqatë e sigurimit shëndetësor ngriti kallëzim penal ndaj të panjohurit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Prokuroria e Valisit me këtë rast i ka ndërmarrë hetimet e menjëhershme.

Sipas një komunikate të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të enjtes, më 28 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar një person i dyshuar. Personi tjetër i dyshuar, është arrestuar të nesërmen në Kantonin Thurgau. Sa ju përket të dyshuarve, bëhet fjalë për një zviceran 29-vjeçar dhe një shtetas 30-vjeçar maqedonas. Që të dy janë paraburgosur.

Hakerët arritën të depërtonin në një hardisk të jashtëm me të dhënat e klientëve. Por, sipas informatave nga shoqata e sigurimit shëndetësor, ata nuk kanë mundur të depërtojnë në të dhënat e tjera: Polisat e sigurimit, llogaritë e premive dhe beneficionet. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...