Haradinaj: Qytetarët do të zhgënjehen nga qeveria Kurti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë t’i ketë telefonuar Albin Kurit për ta uruar për zgjedhjen në postin e të parit të qeverisë. Thotë se kanë zhvilluar një bisedë korrekte.

“I kam telefonuar dje kryeministrit Kurti dhe e kam uruar. Ishte një bisedë e shkurtë por korrekte duke i uruar sukses për besimin që ka marrë, për punët që e presin”, tha Haradinaj i cili po qëndron në SHBA.

Por Haradinaj nuk pret shumë nga qeveria e re, të cilën thotë se e presin shumë punë.StrugaLajmStrugaLajm

“Është lajm i mirë që kemi qeverinë e re për shkak se ka shumë aspekte buxhetore dhe aspektet tjera me rëndësi e veçanërisht për liberalizimin e vizave, pra në mars jemi në agjendë. Gjermania dhe Kroacia kanë bërë shumë punë të mirë, shpresoj që do të jemi në agjendë për liberalizim’, theksoi Haradinaj.

Por ai nuk pret ndryshime.StrugaLajm

“Unë e di që koncepti qeverisës i z.Kurti është mashtrim. Fatkeqësisht kanë me u zhgënjy qytetarët shumë me ketë qeveri, me kryeministrin Kurti sepse është koncept mashtrues”, theksoi ai.

Haradinaj u dorëhoq nga posti i të parit të qeverisë më 19 korrik 2019 duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pas të cilave Haradinaj nuk doli fitues.

In : Aktuale

Loading...
loading...