Harram ju qofshin votat

Nga Sulejman Mehazi

Që 25 vjet radhazi ua kemi dhënë votat, përveç gënjeshtrave e pallavrave tuaja kurrgjë tjetër. Çfarë të mire i keni dhënë qytetit tonë, Tetovës, vini n’mëhallë e n’lagje si lypsarë të këqinj i kërkoni votat e ikni si ato orospiat të shitura me para.StrugaLajm

Na keni gjetur neve, budallajve, që në çdo cikël zgjedhor na mashtroni e na mashtroni e prapë s’bushemi me mend. Sa herë e sa herë premtuat për një Tetovë të pastër e të gjelbëruar, na mbytët nga deponitë e llomeve. papastërti e madhe tetovare; premtuat ujë, mbetëm pa ujë e palarë, Zoti e di sa bashkëshortë mbeten xhunub(pa larë) gjatë ditës pēr shkak mungesës së ujit, prandaj me shumë dizenllëqe na shkojnë punët, fjalosu, qortuhu e hidhërohu jo vetëm me të tjerët, por edhe me vetveten. Alkoholi, bixhozi, rakia, droga, kurvëria; Jugohromi, vërshimet, shkretëtira e Sharrit nga prerja e drujve, hemoroidet(majasili) sëmundjet kancerollogjike, padituria, sharjet, përgojimet, ndarjet, vrasjet, xhelozitë, urrejtjet, hidhērimet, pikëllimet familjare qytetare tetovare e asgjë më shumë.Turp, turp e turp…StrugaLajm


Loading...
loading...