Hashim Thaçi: Zgjedhjet mbahen me 11 Qershor

Në takimin e sotëm të Presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike u bisedua për dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, 11 dhe 18 qershori u panë si datat më të favorshme. Mirëpo, burime të Gazetës Metro brenda Presidencës bënë të ditur se Thaçi ka marrë vendim që data zyrtare të jetë 11 qershori.

Ky vendim pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme. Kurse bazë e këtij vendimi ishin kërkesat e partive politike të paraqitura sot në tryezën me Thaçin. Në këtë takim e pranishme nuk ishte vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me arsyetimin se kjo parti tashmë nuk e pranon Thaçin si President të vendit, kjo sepse PDK’ja, sipas tyre, shkeli marrëveshjen e lidhur me partinë e Isa Musafës, që është edhe marrëveshja që i ofroi Thaçit karrigen e Presidentit.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...