Haxhi Dauti nga KSHA me mesazhi nga SHBA-të për Zoran Zaevin:

Nëse edhe qeveria e re vazhdon në të njejtën rrugë, si qeveria e së kaluarës, ajo e Gruevskit, atëhere organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, dhe të gjithë shqiptarët, kudo që jan do të kërkojnë dhe lobojnë nga SHBA dhe BE…


Kryetari i Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA) në SHBA, Haxhi Dauti – i cili në vazhdimësi prej themelimit të kësaj organizate, 27 vjet më parë, ka lobuar fuqishëm për kauzë kombëtare në Washington dhe New York,  kërkon avansimin e statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Image

Ai e sheh të nevojshme edhe vazhdimin e përfshirjes amerikane në rajon, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Malin të Zi dhe Greqi, ku ekzistojnë një sërë çështjesh të rëndësishme për të u zgjidhur për të gjithë shqiptarët.

Themeluesi dhe Kryetari i KSHA-së, z. Haxhi Dauti, duke kujtuar si për çdo vjet këto 16 vjet Marrveshjen e Ohrit, thotë se ajo nuk është realizuar, sipas tij sepse “Maqedonia tregojë për këto 16 vjet se aty nuk funksionon aspak demokracia”.

Mbasi gjatë këtyre viteve në Maqedoni, thotë ai kemi pasur një sërë shkeljesh dhe abuzimesh të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, kur bëhet fjalë ndaj shqiptarëve, sidomos, kur është arritur edhe  një marrëveshje, e parë ajo si tepër të  rëndësishme, si ishte ajo e Ohrit, që ende nuk është zbatuar plotësisht, thotë Dauti, duke shtuar se eshte duke u ‘luajtur” ende me mbeturina lufte, që kanë të bëjnë me konfliktin e shkuar në Maqedoni, por që gjithsesi vazhdojnë të përdoren për të diskriminuar shqiptarët, shkeljen e të drejtave të tyre dhe mos realizmin e Marveshjes së Ohrit.

“Duke besuar tek miku ynë i madh SHBA, shprehet kryetari i KSHA, z Haxhi Dauti, :” Të gjitha çështjet shqiptare, në rajon kanë më se nevojë për një zë të fortë, që përsa i përket rajonit ballkanik, përfshirë në këtë 16-të Vjetor Marrëveshejn e Ohrit, të cilat janë vetëm SHBA-të, të cilat prej se kur u vendosën për her të parë marrdhënijet tona 90 vjet më parë, kanë ditur ta dëshmojnë, si duhet deri tani dhe se sa e drejt është çështja shqiptare”.

Zoti Dauti, sqaron me tej se në 13 gusht të 2001 në qytetin e Ohrit në Maqedoni dihet se u nënshkrua një marrëveshje, që i dha fund konfliktit të armatosur atje dhe shihej si garantuesja e bashkëjetesës ndëretnike.

Por, shton ai në pyetje është sot :”Se çfarë u bë me këtë Marrëveshje, çfarë përmban kjo marrëveshje?, që edhe 16 vjet më pas, sa herë që të flitet për situatën në Maqedoni, ajo veçse është bër pikë referimi, pikërisht duke u marr tek ky akt?  sa është zbatuar ajo – Cila është pozita e shqiptarëve, sot, në atë të “konvertuar”, pikërishtë në atë çfarë është nënshkruar nga Shqiptarët e Maqedonasit në atë Marrëveshje të “famshme”? “

Kurse, si dihet se Marrëveshja e Ohrit, është e ndërtuar mbi 5 parimet themelore, të cilat e bashkëshoqeruan atë edhe me disa ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumë-etnike maqedonase, dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Image

Marrëveshja e ashtuquajtur kornizë, synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën .

Në deklaratën për shtyp, Dauti, thotë se :” U mbushën plot 16 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të arrtiur me ndërmjetësimin ndërkombëtar nëpërmjet  nëshkrimit të saj më 13 Gusht 2001 në qytetin e Ohrit, në mes shqiptarëve dhe maqedonasve pas luftimeve të 2001. Kjo marrëveshje u arrit me asistimin e bashkësis ndërkombëtare – SHBA, BE, NATO dhe OSBE që të garantonte harmonin dhe barazin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim feje dhe etnije.”

Ndërsa, shton duke kujtuar se :”Korniza e Ohrit për fat të keq ende nuk është e implementuar, sidomos, kur flitet për të drejtat e shqiptarëve! Që ka bër realizmin e saj, deri tani të pa mundëshme nga pala maqedonase , e cila me qëllim për 16 vjet është duke e zvarritur, anashkaluar, abuzuar ose duke e quajtur edhe të “skaduar” por duke përdorur, atë vetëm kur i konvenon në perdorim, palës Maqedone, sa për ironi!”.

Kryetari i KSHA, z Haxhi Dauti, në këtë 16 vjetor, shtron pyetjen :’”Si është e mundur që në Maqedoni, që edhe politikanët dhe intelegjenca shqiptare, në përgjethësi ( jo të gjithë, sepse ka nga ata qe luftojne per realizmin e plot te marreveshjes) nuk kan reaguar dhe as nuk reagojn si duhet, që kjo Marrëveshje Kornizë e Ohrit, të implementohet pa kusht? Si mund të qëndrohet “ duar kryq” dhe bëhemi “sehirxhi” me fatin tonë, kjo është pyetja” thotë ai.

“Vall a i bëjm pyetje vehtes : “ A nuk jemi të aft të bëjm ne vet atë që të realizohet plotësisht Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e arritur ajo me ndërmjetësimin e ndërkombëtarve, përfishirë mikun tonë të madh SHBA. Pra, që të “zhbllokjmë” rrugën që i a kan “mbyllur” deri tani Maqedonisë, për në BE dhe NATO, për derisa si kusht ka që të implementohet kjo Marrëveshje 100%”.

Është për të ardhur keq, thotë deklerata që edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, zoti Nikola Dimitrov, po shprehet nëpër botë, duke then se :” Në Maqedoni, të gjithë etnit i gezojnë të drejtat e barabarta”

Madje, duke fshehur ose duke manipuluar me këtë fakt, që nuk po e tregon aspak të vërtetën!

Image

Shkupi nuk e ka thën dhe as që po e thotë të vërtetën , mbasi shprehet Dauti :”Ndoshta , Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është e vetmja marrëveshje e arrtiur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, kudo në botë, ku ka pasur luftëra dhe konflikte, që 16 vjet pas arritjes nuk është realizuar aspak. Ne shqiptarët jemi i vetëmi komb që kemi qen të shtypur dhe të diskriminuar, i përbuzur, i keqtrajtuar, i burgosur , i vrarë,  në shtëpit e trojet e tona – jemi popull pa liri dhe të drejta të barabarat në trojet tona të okupuara, pa asnjë ardhmëri dhe shpres edhe pse jemi me një përqindje 40-45% të popullatës, në Maqedoni”.

Deklerata e Këshillit Shqiptaro Amerikan , beson dhe bën thirrje në këtë 16-të Vjetor tek qeveria e re , maqedonase, e cila sipas tij, brenda këtij viti – viti të parë të qeverisjes së saj – duhet pa tjetër, të implementojë plotësisht Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, nëqoftëse, ajo dëshiron të tregojë me të vërtet vullnet dhe dëshirë, për të çuar përpara Maqedoninë, në BE dhe në Nato.

Deklerata e Këshillit Shqiptaro Amerikan, përfundon duke sygjeruar se :” Nëse edhe qeveria e re vazhdon në të njejtën rrugë, si qeveria e së kaluarës, ajo e Gruevskit, atëhere organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, mendojë se edhe të gjithë shqiptarët, kudo që jan do të kërkojnë dhe lobojnë nga SHBA dhe BE, të bëhen faktor dhe më se i nevojshëm – në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që të realizohet plotësisht ajo, dhe, të bëhet granci për të mbrojtur të gjitha shkeljet dhe pa drejtesit, që i bëhen popullit shqiptar, në Maqedoni e trojet shqiptare”

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan– Haxhi Dauti – thotë se është duke mbështetur dhe bashkëvepruar me Lobin e parë Shqiptaro Amerikan LQSHA, ish kongresmenin Joseph DioGuardi, të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare në SHBA, dhe ka pasur  vazhdimisht konsultime me ish- diplomatin amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë, ish Ambasadorin e OSBES William Walker, e zyrtar të lart në Departamentin e Shtetit, senator e kongresmen amerikan, që luftojnë e punojnë shumë, dhe pa u kursyer për çështjen shqiptare.

Ai vet gjatë këtij lobimi thotë se ka pasur letër shkëmbimet me të cilat ka diskutuar rreth zbatimit të Marrveshjes së Ohrit me zotin Van Rompuy – ish President i Këshillit të Europës,( 2014), ish Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Catherine Ashton(2014), ish Ambasadorin amerikan në Shkup, Pol Wolers, Senatorin Robert Menedez, kongresisten Ileana Ros – Lihtenien për të cilat Dauti, thotë se ai i ka njoftuar Brukselin dhe Washingtonin nëpërmjet letërshkëmbimeve që ka pasur – mbi mos zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...