Hero apo kriminel!?

Gjenerali kroat Ante Gotovina ka mbushur sot 62 vjeç. Ai konsiderohet një hero i pavarësisë së Kroacisë, pasi ka përzënë serbë nga Kroacia, por se nga ana tjetër ka hije dyshime se ka kryer edhe krime kundër njerëzimit, duke e bërë një figurë mjaft të polemizuese. Gotovina ka lindur më datë 12 tetor 1955 në ishullin Pasman. Pas vdekjes tragjike të nënës së tij në vitin 1959, ai ishte rritur nga babai dhe tezja. Babai quhej Milan. Ante shkoi për të punuar në Zagreb kur i vdiq nëna. Më tej emigroi. Ai u bë anëtar i Lidhjes të të Huajve për 17 vjet dhe pas pesë vitesh shërbim të rregullt, atij iu njoh shtetësia franceze. Gotovina u kthye në Kroaci në vitin 1991 dhe u bashkua me Ushtrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë. Gotovina konsiderohet në Kroaci si heroi i luftës. Ai ka marrë pjesë në disa fushata të suksesshme ushtarake, ku më kryesorja dhe më e debatuara është “Stuhia”, ku ka dyshime se është kryer edhe pastrim etnik ndaj serbëve të Kroacisë.

In : Rajoni

Loading...
loading...