Historia e shqiptares që u betuar se do ishte e virgjër për jetë


Diana Rakipi është emri i burrneshësh ose siç njihet ndryshe i virgjëreshës së betuar. Historia e saj ka bërë jehonë në mediat greke.

Media greke “hellasjournal.com” ka shkruar një artikull të plotë për traditën e vjetër shqiptare, ku sipas të cilës disa femra shqiptare jepnin betim për të ruajtur virgjërinë.

Sipas kësaj tradite kur prindërit nuk  kishin një burrë trashgimtar, për të mos humbur fuqinë dhe pronën, familja zgjidhte vajzën më të madhe që të jepte betim për të ruajtur virgjërinë.StrugaLajmStrugaLajm

Më pas vajza e zgjedhur duhej të betohej përpara 12 burrave të fshatit ose të familjes se ajo do ruante virgjërinë gjithë jetën. Pas betimit vajza do të  kishte të  kishte të drejta të barabarta si të gjithë burrat e fshatit.

Një nga këto vajza ka qenë edhe Diana Rakipi, por historia e saj është pak më ndryshe. E themi këtë, pasi babai i saj kishte zgjedhur që ajo të martohej me dikë që nuk e dashuronte e zgjidhja e vetme që Diana të mos martohej me të ishte t’i betohej.StrugaLajm

Diana u betua gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin  komunist. Ajo u bë një ushtarake dhe u mësoi mjaft djemve të rinj, si të mbanin armën dhe të qëllonin me me kallashnikov.

Në një intervistë  për mediat greke ajo ka thënë “hellasjournal.com”:

Gjatë gjithë jetës njerëzit me kanë trajtuar si burrë. Nuk jam penduar për zgjidhjen që bëra. Isha në një kohë që fuqia e një femre nuk ekzistonte dhe unë nuk doja që të jetoja si skllave e një burri. Nëse do kisha lindur në një shtet tjetër nuk e di se si do ishte por di se në Shqipëri isha e respektuar dhe e trajtuar si mashkull.”


Loading...
loading...