Hoxha: Forca e partive në pushtet u pa raundin e parë, në raundin e dytë dallimin e bëri opozita shqiptare


Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në një deklaratë të dhënë për Alsat M, ka folur rreth rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan me 5 maj. Ai thotë se u pa qartë forca politike e partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Sipas Hoxhës, vendimtarë për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit ishin votat opozitare shqiptare, veçanërisht të Lëvizjes BESA.

“Forca politike e partive në pushtet u pa raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa sa i përket raundit të dytë, ishin votat e opozitës shqiptare që bënë diferencën sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit.” – theksoi mes tjerash Hoxha.

Përndryshe, nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, kandidati i qeverisë doli në epërsi prej 60 mijë votash nga kundër kandidatja, Gordana Siljanovska.

In : Aktuale

Loading...
loading...