HUQJA E MADHE!

Medai Shaholli

Huqja e madhe e premtimeve të mëdha nga ana e qeverisë së MV për hapjen e negociatave me BE-në, tanimë ka ndodhur ato nuk u hapën por u shtynë për vitin tjetër.
Dështimi i mos hapjes e negociatave ishte përgjigja e merituar për një qeveri sharlatanësh siç është kryeministri Zajko.
Te subjektet politike shqiptare mbretëron zhgënjim i madh për Jo-në franceze, jo për faktin se gjasme janë shqetësuar për të ardhmen e pasigurtë të ”dërzhavës” së tyre por, për shkak të huqjes së rastit me shpërndarjen e ndihmave dhe donacioneve që do përfitonin kukumjaçkat politike shqiptare nga BE-ja, me përvetsimin e miliona eurove të destinuara për zhvillim vendeve kandidate.

Detyrën që bëri presidenti francez Macron, për t’i thënë jo MV, duhesh ta kishin bërë më parë liderët shqiptarë të koalicionit qeverisës edhe ata të opozitës.
Me motivacion se, pa i plotsuar standartet europiane për të drejtën e barazisë mes kombeve dhe stastusit politik të shqiptarëve në MV, subjektet tona politike është dashur të kërkonin nga BE, nëse kishin një pikë dinjiteti kombëtar, duke kërkuar si kusht të mos hapen negociatat me këtë vend përderisa ajo shkel dhe nuk njeh të drejtën legjitime të shqiptarëve si element konstituiv dhe të barabartë me fqinjët e tyre.

Kushti tjetër që subjektet politike e huqën rastin me dashje ishin ndryshimet kushtetuese, ku duhesh kërkuar me çdo kusht të shkruhej në preambulë se: shqiptarët në MV janë autoktonë dhe element konstituiv të këtij shteti të barabartë me fqinjët e tyre sllavo-maqedonas.
Por, në kushtetutë ngeli edhe më tej ”damka” e zezë e tradhtisë, ku subjektet tona politike papërjashtim, pranuan të miratojnë dhe të quhen si bashkësi etnike e 20 përqindëshit në ndryshimet kushtetuese.StrugaLajm

Ky ishte akti i tradhtisë së lartë ndaj kombit që i bënë partitë politike shqiptare popullit shqiptar në MV.
Ata nuk i parashtruan parlamentit dhe qeverisë së MV, amandamente të tyre për statusin dhe barazinë e gjuhës shqipe si kusht për miratimin e kushtetusës së re, përkundrazi ata pranuan skllavërinë e re me kushtetutën e Sllobodanit të ri Zajko, ku identiteti dhe gjuha shqipe nuk njihen.
Ky ishte ”peshqeshi” që liderët tanë i dhuruan kryeministrit Zajko në këmbim të leverdive karrieriste dhe financiare.

Klasa politike shqiptare në emër të integrimeve europiane ka sakrifikuar interesat kombëtare duke shkaktuar një dëm të madh identitetit tonë kombëtar dhe gjuhës shqipe.
MV nuk ishte gati për hapjen e negocitave pasi detyrat e shtëpisë në lidhje me barazinë dhe gjuhën shqipe nuk i kishte kryer, pavarsisht dakordësisë dhe bekimit që mori qeveria Zajko nga klasa politike shqiptare, vullneti politik i popullit shqiptar u dhunua rëndë, ndaj dhe presidenti francez Macron ”bëri detyrën e subjekteve politike shqiptare” që refuzoi hapjen e negociatave për MV, për moskryerje të detyrave të shtëpisë.
Në këtë rast presidenti Macron doli më shqiptar se liderrat tanë shqiptarë, të cilët mezi presin rastin të reklamohen nëpër Kosovë e gjetkë, si patriotë të thekur, për solidaritet mes shqiptarëve në rast fatkeqësie apo për t’u ngjasuar me liderët e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ata me qëndrimet dhe veprimet e tyre prej shërbetori kanë groposur identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe në MV. StrugaLajm

Nga ana e saj, BE nuk i kërkoi kurrë vëndit të dashur të Ali Ahmetit NM, të zbatojë angazhimet dhe detyrimet që ka ajo ndaj popullatës që përbën afro gjysmën e popullësisë së kësaj republike siç janë shqiptarët, por këtë detyrë BE-ja, ua la në dorë liderrave shqiptarë të cilët nga ana e tyre heshtën duke mos kërkuar asnjë të drejtë legjitime kombëtare për shqiptarët, në këmbim të vaforeve politike të pushtetit dhe të leverdive financiare nga kryeministri Zajko, për çdo subjekt politik shqiptar që pajtohet me statusin politik dhe identitetin e bashkësisë etnike për shqiptarët, si të barabartë me evgjitët e Shutkës apo Aerodromit.

Zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit të vitit të ardhshëm nuk do jenë zgjidhje për shqiptarët, aty vetëm do të bëhen pazare politike dhe ndarja e kulaçit dhe posteve ashtu siç ka ndodhur që nga 1990 e deri më sot.
Subjektet aktuale politike shqiptare të pozitës dhe opozitës së bashku, kanë dështuar si forca politike shqiptare në mbrojtje të dinjitetit dhe integritetit kombëtar si popull me status inferior dhe pa identitet.

Shqiptarët e MV nuk kanë nevojë për premtime boshe nga ata që i bënë dërrmën dhe e sollën në greminë këtë popull apo vetëm për ndërrim të pushtetit nga njëri te tjetri në këto zgjedhje, por për të avancuar përpara u duhen forca të tjera politike të dëshmuara me taban kombëtar.
Sa më parë që të jetë e mundur kjo aq më mirë për shqiptarët.
Ndaj, zgjohu shqiptar!


Loading...
loading...