I futet hajduti në shtëpi, nuk i vjedhë asgjë përveç se i lëpin këmbët

Një burrë është në kërkim për kryerjen e veprës penale futje pa leje në shtëpi, në prag të periudhës së Krishtlindjeve.

I dyshuari nuk vodhi asgjë, por zgjoi pronarin e shtëpisë të tronditur pasi thithi gishtat e tij. Ngjarja kishte ndodhur në Florida, njofton Daily Star, transmeton lajmi.net.

Për diç të tillë u njoftuan policia, ku një 20-vjeçar u tha atyre se një person i kishte thithur gishtërinjtë në shtëpinë e tij.

Viktima tha se nuk vodhi para ose sende të vlefshme, por i dyshuari tha se ishte futur me misionin që të thithte gishtat e pronarit, sipas një raporti policor.

Zëvendësit thonë se lindi një zënkë midis hajdutit dhe viktimës. Përgjatë përleshjes, i dyshuari u përpoq të kapte organet gjenitale të burrit. Sipas raportit të policisë, i dyshuari posedonte armë.

“Viktima vazhdoi të grushtonte të dyshuarin në fytyrë dhe ta detyronte të dilte nga dhoma e gjumit në oborr”, sipas një raporti të nxjerrë nga faqja e internetit ‘The Smoking Gun’ nga zyra e Sherifit të Qarkut Manatee.

Pas përleshjes së shkurtër, hajduti theu një dritare dhe i shpëtoi përleshjes, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...