I jep 4 mijë e 500 euro me fajde, ia merr mbi 15 mijë, arrestohet


Një person është arrestuar pasi me shantazh dhe kërcënim ka detyruar një tjetër që borxhin prej 4 mijë e 500 eurosh ta paguajë me mbi 15 mijë euro.StrugaLajm

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhëne viktimës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kërcënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë. Rasti ka ndodhur në Prizren.StrugaLajm

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull K/Shqiptar i ka dhënë me fajde të holla në vlerë 4500€. I njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...