I mbetet popullit të gjykojë!

 

Vazhdimi i seancës maratonike e Kuvendit të Kosovës shpërfytyroi edhe një herë pafytyrësinë djallëzore të djajve të quajtur ,,deputetë”. Turpi dhe krimi sot kishin një adresë, turpi dhe krimi sot u përket të gjithë atyre morrave të serbisë, që kanë ngulitur thellë gjuhën e helmët në qenien e brishtë të Kosovës.Turp, mbi të gjitha për prof. Enver Hoxhajn, i cili me këtë rast i rikujtoi auditorit televiziv shqiptar, thënien më të përfolur filozofike:,, Kur përmend emrin intelektual më shkon dora tek koburja”! Ndërsa Engelsi ka thënë: ,,Njeriu që ngarkon mbi supe barrën që nuk ia peshon vetëdija e tij politike, ka bërë tradhëti ndaj atdheut të vet”! Pikërisht sot, sot, kur pritej që më në fund, për hir të qytetarëve shqiptarë, për hir të imazhit të Kosovës, për hir të miqëve të Kosovës, dhe kundër propagandës që po zhvillohet rreth nesh dhe kundër nesh; kundër gjithë atyre qarqeve agresive antishqiptare, që kërkojnë raste të këtilla (në mos i krijofshin vet) për të vërtetuar tezat e tyre rraciste se ,,shqiptarët janë të paaftë të qeverisin veten, duhej të krijoheshin organet e Kuvendit të Kosovës. Por ndodhi turpi i radhës, ndodhi shpërfytyrimi i radhës i një kaste politikanësh të paaftë (dhe vetëm për këtë janë të paaftë), të cilët, edhe lojën e kravatave dhe të çorapeve e kanë më të shtrenjtë prej Kosovës! Imbetet popullit të gjykojë!..StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...