I mori gruan, 47-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje, zbardhet ngjarja që tronditiGjermaninë

I mori gruan, 47-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje, zbardhet ngjarja që tronditi Berlinin

Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak ditësh në Gjermani me protagonistë shqiptarë.

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ndërsa autori, një 60 vjeçar, qëlloi më pas veten duke gjetur vdekjen në spital.

Sipas mediave gjermane, viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Bledi G., u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme, derisa fqinjët nuk e dinin pse ndodhi dhe nuk kishin mundur ta ndihmojnë. Pas kësaj, 60-vjeçari vrau veten me pistoletën e krimit.

Në vendin e ngjarjes në afërsi të stacionit të metrosë Bismarckstraße dhe jo shumë larg nga “Deutsche Oper”, policia kriminale ka siguruar prova të vrasjes. Dëshmitarët dhe të afërmit e të dy burrave u morën në pyetje për të dhënë detaje për raportet që kishin dy shqiptarët.

Mediat gjermane shkruajnë se pista kryesore është xhelozia, por nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të mëparshëm mes dy shqiptarëve.

In : Rajoni

Loading...
loading...