I nxehti rrezikon prodhimin e mjaltit


Zyrtarisht, në Evropë ka rekorde të reja nxehtësie. Temperaturat në Gjermani, Holandë e Belgjikë e kapërcyen vijën e kuqe për të dytën herë brenda 24 orëve dhe Parisi pati ditën e tij më të nxehtë të shënuar ndonjëherë.StrugaLajm

Vala e dytë e të nxehtit ekstrem në Evropën perëndimore pas asaj të muajit të qershor, po kthehet në një shqetësim për njerëzit, por në Francë, pasojat e këtij përvëlimi janë duke i vuajtur edhe bletët.StrugaLajm

Në kohën kur të enjten, termometri në kryeqytetin francez shënoi 42,6 gradë Celsius, rritësit e tyre në Sologne japin alarmin: temperaturat e larta po i lënë bletët pa nektar duke i detyruar me raste të braktisin kosheret.


Loading...
loading...