I vihet flaka veturës së deputetes së LSDM-së

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se diku pas mesnate i është vënë flaka veturës së deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska – Miteva.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 në rrugën “Sllavço Stojmenski” të Vinicës.

“Kryerës të panjohur, pasi që paraprakisht ia kanë thyer xhamin e veturës “Seat Leon” me targa të Vinicës, në pronësi të S.Sh.M., në brendësinë e veturës kanë hedhur lëndë djegëse dhe e kanë djegur. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...