Ilir Meta rrëzon “Ministrin e Jashtëm”ja si reagon Edi Rama


Presidenti Ilir Meta refuzoi të hidhte firmën mbi propozimin e Kryeministrit për të emëruar Genti Cakën si ministër të Jashtëm. Kryetari i shtetit këtë herë foli me dekret dhe përmes një letre prej 5 faqesh drejtuar shefit të qeverisë, Ilir Meta sqaroi arsyet e refuzimit të tij.

Pas verifikimeve të bërë për integritetin e figurës së Genti Cakës, Presidenti Meta ndalet në tri momente kryesore me argumentet e tij se pse refuzoi propozimin e Kryeministrit Rama. Si pari, mungesa e përvojës politike, diplomatike, administrative dhe shtetërore.

“Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, shprehet Meta.

Qendrimet publike të Genti Cakës, pro korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi janë një tjetër moment ku ndalet kreu i shtetit.

“Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian. Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”, shkruan Meta.

Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figures se Genti Cakës , Presidenti konstaton mungesën e certifikatës së sigurisë gjatë ushtrimit të dëtyrës si zëvëndës ministër si dhe plotësimin formularit të aplikimit për tu paisur me certifikat sigurie vetëm tri ditë pas firmosjes së propozimit për derketim si pauses i Ditmir Bushatit.

“Për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.”, thuhet në vendimin e Metës.

Pasija me certifikikatë sigurie nga DSIK, brenda një ditë sipas Presidentit është kryer në kushtet e urgjencës dhe në kundërshtim me ligjin duke mos garantuar besueshmërinë e duhur.

“Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015”, shkruan Meta.

Presidenti Meta vë në pah dyshtetësinë e Geti Cakaj dhe shkollimin e Cakes në Hungari dhe Belgjikë duke konstatuar mungesën e një verifikimi të thelluar nga ana e drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifiruar të jo vetëm në institucionet e Republikës së Shqipërisë.

ILIR META–Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.

Për sa më sipër, Presidenti Ilir Meta vë në dijeni Kryeministrin se kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës së ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme duke refuzuar firmosjen e tij.

Edhe pse një ditë më parë Kryeministri shkoi vetë në zyrën e Presidenti, Edi Rama iu përgjigj përmes rrjeteve sociale presidnetit Duke mos e fshehur zhgëenjimin e tij nda venidmit të Ilir metës dhe duke perdorur ndaj vendimit te tij nje gjuhe shume te ashper.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucioninNdjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama në “Twitter”.

Nga gjuha e perdorur si nga presidenti ashtu edhe kryeministri, publikisht me 21 janar kuvendi pritet te kete shume debat. Atje do te kalojne edhe dekretet e presidentit, ndaj te cilit kryeministri tha publikisht fjalen antikushtetues. Cfare ndodh ne keto raste? Kjo pritet per tu pare mne ditet ne vazhdim ndersa mes presidentit dhe kryeministrit ka ende shume ngerçe./Top Channel

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...