Ilirida-Marin Mema

Dje pasdite në bisedë e sipër me një mik mes tjerash më pyeti: E di çka ndodhur më datë 11 Janar, 25 vite më parë!? Duke mos e vrarë mendjen shumë i thash: Jo! Me një buzëqeshje të butë më tha: Më 11-12 Janar 1992 në Maqedoni është organizuar referendumi popullor Shqiptar për autonomi politike dhe teritoriale të Shqiptarëve në Maqedoni. I kapur në befasi nga haresa ime dhe nga ky fakt historik, fillova të hulumtoj diçka rethë kësaj date! Gjatë gjithë kohës që analizoja në vazhdimsi më rrotullohej në kokë një thënie e fuqishme: Historia që harohet, që nuk mësohet prej sajë, përsëritet.

Referendumi në fjalë i datës 11/12 Janar 1992 atë botë erdhi si kundërpërgjigje e referendumit me të cilin Maqedonasit shpallën shtetin e Maqedonis si shtet të pamvarur Maqedon të Maqedonasve si dhe vendosjen në fuqi të Kushtetutës së Maqedonis me të cilën Shqiptarët edhe pse në numër të konsiderueshëm ngelën pakic kombëtare në Maqedoni. Me këtë ata (Maqedonasit) i hapën rrugë (politikishtë) projektit Shqiptar i cili do ishte një goditje e fortë dhe i cili që në atë kohë do zgjidhte çështjen Shqiptare në Maqedoni përgjithmonë! Dhe kështu ndodhi nga politikan, intelektual dhe historian të asaj kohe u ideua, inicua, organizua dhe u realizua referendumi i 1991. Edhe pse nën trysnin, kërcënimet dhe dhunën e aparatit shtetëror Maqedonas këtij projekti mbarë Shqiptarë i ju përgjigjë në mënyrë plebishitare popullata Shqiptare në Maqedoni e cila pyetjes se: A jeni për Autonomi Politiko-Teritoriale të Shqiptarëve të Maqedonis? Nga 380.300 Shqiptarë si trup votues gjithsej. 360.928 Shqiptar që dolën në referendum votuan PRO, në përqindje suksesi i këtij referendumi ariti në 99.9%. Nga këto të dhëna delë në pahë edhe një fakt tjetër i kamufluar nga politika sllave antiShqipatare në Maqedoni e cila deri në këtë kohë Shqiptarët zyrtarisht nga shteti Maqedonë njiheshin afër 400000 në numër, ndërsa referendumi nxori në sheshë afër 390000 vetëm votues! Me çka u vendos në pikpyetje edhe numri i Shqiptarëve në Maqedoni. Gjithsesi, pas suksesit të këtij referendumi, u vendos që Autonomia e re politike teritoriale e Shqiptarëve të Maqedonis të njihet me emrin: ILIRIDA; brenda të cilës njësi teritoriale do duheshin të përfshihen të gjitha qytetet me popullsi Shqiptare në Maqedoni.
Për ecurin e këtij procesi u informuan të gjithë faktorët relevant kombëtar dhe ndërkombëtar. Të vetëdijshëm për parimin ndërkombëtar të mos ndërimit të kufijëve me dhunë, Shqiptarët hartuan strategjit dhe fazat e evoluimit të Iliridës, me monitorim ndërkombëtar krijimin e njësis federative Shqiptare “Ilirida” dhe asaj Maqedone, me çka do i hapej rrugë një shteti konfederativ, binacional të Shqiptarëve dhe Maqedonasve brenda kufijëve ekzistues, i garantuar me Kushtetutë.

Pasi që analizon këtë proces, analizon të gjithë procesin politik gatise tre dekadësh!! Duhet të ndalemi dhe të reflektojmë, të pyesim veten: sa ka ecur para nga data 11-12 Janar i 1992 procesi politik në Maqedoni? Cilët janë kërkesat politike Shqiptare sot dhe cilat ishin në 92-shin? Sa ka ndryshuar vokabulari i politikanëve tonë?
Edhe platformat e fundit të 2016 ( të gjitha platformat) përfshi platformën më të fundit të përbashkët të partive politike Shqiptare në Maqedoni vazhdojnë të kenë brenda të njejtat kërkesa, njejtë si në ditët e para të pluralizmit!!? Nuk duhet haruar se ndërsa ne në 1992 bënim rezistencë politike, Shqipëria nuk ishte, Kosova ishte e robëruar, mirpo gjuha politike si atëher edhe sot në periudhën e Shqipëris së bërë, Kosovës së pamvarur, dhe një lufte të fituar në 2001 vazhdon të jetë e njejta: barazi, drejtësi, buxhet, gjuhë, flamur, ridefinim, federalizim, kushtetut, binacionalizëm…!?
Nga e gjithë kjo unë ndajë dy momente në të cilët ne kemi prosperuar:
1. Jemi arsimuar më shumë.
2. Jemi punësuar nëpër institucione të shtetit.
Pra, kemi fituar pak në mirqenie, ndërsa në drejtim të të drejtave jemi akoma në pikën zero sepse ndëruan kohërat por nuk ndëruan politikanët, si atëher dhe sot interesat personale dhe mos serioziteti i klasës politike kanë kontribuar jashtëzakonishtë shumë në dështimin dhe shkatërimin e shumë proceseve dobi’prurëse për Shqiptarët.StrugaLajmStrugaLajm

Dhe për sa kohë kjo të jetë kështu “Deja Vu” jo vetëm dekadat por edhe shekujt do na përsëriten, dhe do na kthehen si një boomerang neve që haruam të djeshmen, flejmë gjumë sot, kemi shkatëruar ëndërrat dhe shpresat për të nesërmen.StrugaLajm

Rroftë ILIRIDA!
Rroftë Populli Shqiptar.


Loading...
loading...