Imer Imeri nga ASH-AA :Reagim mbi fushatën e ulët të BDI së dhe presionet ndaj administratës

Reagim mbi fushatën e ulët të BDI së
dhe presionet ndaj administratës

Si kryesues i shtabit zgjedhor dhe njëkohësisht i degës së ASH Strugë, në emrin e këtyre institucioneve e ndjej për obligim që të reagoj ashpër për mënyrën dhe metodat e shekullit të kaluar që përdor kreu në ikje i Komunës së Strugës duke kërcënuar rrogëtarët e administratës, të cilët punojnë ndershmërisht e paguhen nga taksat tona.

Për dallim nga fushata jonë, ku nuk kemi fyer e as detyruar askënd, BDI ja mesa duket nuk di të dalë nga vetvetja, por vetëm të shantazhojë dhe bëjë presion.

Inkurajoj aktivistët e ASH të vazhdojnë me fushatën e ndershme dhe të pastër, ashtu siç na takon, pa rënë në nivele të ulëta sepse vetëm ashtu do ta sjellim ndryshimin.

Ashtu sikurse edhe në të kaluarën, sikurse e komfirmoi dhe kryetari Ziadin Sela, ne as nuk bere presion mbi administratorë e lere më t’i heqim nga puna, e këtë të keqe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen. Administratorët, mësuesit dhe punonjësit e ndërmarrjeve publike janë qytetarë të ndershmëm dhe punëtorë të mirë, nuk janë robotë votash.StrugaLajmStrugaLajm

Rastet e mësuara nga media dhe njerëz qytetarë të rastit, tashmë janë denoncuar në ambasadat e vendeve mike, mes tjerave edhe tek ajo SH.B.A së në Shkup, ashtu sikurse në OJQ vendase dhe tek misioni i OSBE-së.

Edhe pak dhe BDI do jetë vetëm një ëndërr e keqe.StrugaLajm

Tash është koha për qetësi.

Kryetar i Shtabit Zgjedhor ASH AA
Kryetar i Degës ASH -Strugë

Imer Imeri –

Strugë, Korrik;2020

In : Aktuale

Loading...
loading...