Ina:Arben Labënishti kandidat i Besës në Strugë?

Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojë me Arben Labënishti, anëtar i lartë i kryesisë partiake. Nga kjo lëvizje thonë se ende nuk ka zyrtarizim të kandidaturave, por Labënishti sërish do ti hyjë garës për kreun e komunës. Ai është një figurë e respektuar në Strugë, ndërsa siç mësohet jozyrtarisht aderimi i tij në këtë parti ishte pikërisht rikandidimi për Strugën.

Fjala e Arben Labënishtit para mediave për aderimin tek BESA:StrugaLajmStrugaLajm

Të nderuar, pas një viti e gjysëm të dorëheqjes sime nga pozicioni i zv/ministrit të mbrojtjes – situata e shqiptarëve vazhdon të ngelet e tensionuar, shqiptarët vazhdojnë të jenë të nëpërkëmbur, shqiptarët vazhdojnë të jenë të keqtrajtuar, akoma liria është e cunguar për shqiptarët, ndërkohë nga institucionet e shtetit dimensioni drejtësi akoma nuk njihet për shqiptarët, dhe jo më të flitetet për barabarësi mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo situatë politike ishte arsyeja për të cilën unë vendosa të rimirrem me politik, por kësaj radhe duke iu bashkangjitur një vizioni progresiv, një vizioni për “Ridefinimin” – ku shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit. Unë sot jam në mesin e shokëve, miqve të politikanëve të konsoliduar me vizion të qartë, të moralshëm me të cilët bashkërisht do të përpiqemi me seriozitetin më të madh, për të arritur barazinë e shqiptarëve në këtë shtet, nëpërmjet platformës sonë “Ridefinimi”. Dua që të gjithë ata shqiptarë ku do që janë nga Struga deri në Kumanovë, që duan të mirën e familjeve të tyre, duan të mirën e shqiptarëve, duan që shqiptarët të jenë dinjizot në këtë vend, le të urdhërojnë le ti bashkohen platformës së Lëvizjes BESA, që ne së bashku të fitojmë për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e të ardhmen e familjeve tona. Shqiptarët kudo që janë tanimë e ka ndier peshën e keqtrajtimit, dhunës, mos krijimit të hapësirsë së duhur për proges, dhe besoj se bashkë me Lëvizjen BESA në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të dalim fitues – për t’i bërë shqiptarët dinjitoz, pra për ta “Ridefinuar” këtë shtet. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...