INA:Maqedonia drejtë zgjedhjeve të reja parlamentare

Ndryshimi i Kushtetutës mbetet mundësia e vetme e Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit të emrit
me Greqinë.
Kjo ishte kërkesa e diplomatit grek Kocias gjatë vizitës Shkup, ku realizoi takime me kreun shtetëror
dhe përfaqësues të partive politike. Në këto rrethana Maqedonia rrezikon sërish të përballet me veton
greke në proceset euro-atlantike.
Kryeministri Zaev nuk i ka numrat për ta ndryshuar kushtetutën, ndërsa opozita nuk ka dhënë asnjë
sinjal për ta bashkëpunuar me të.
Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) thotë për agjencisë e
lajmeve INA, se mundësia e vetme për kryeministri Zaev mbeten zgjedhje e reja parlamentare, me
shpresën se do rris numrin e deputetëve për ti zgjidhur më pas problemet reale me të cilat përballet
vendi.
OBRIE vlerëson se, zgjedhjet e reja dhe ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë do të mundësoj edhe
zgjidhjen e cështjes shqiptare në Maqedoni.
“Do të ishte mirë që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike shqiptare në Maqedoni të dalin së më
të unifikuar, për të siguruar numër më të madh të përfaqësuesve në Parlament. Kjo do të ishte
mundësia që së bashku me LSDM-në ti zgjidhin problemet e jashtme dhe të brendshme me të cilat
përballet vendi. Kushtuta është burimi kryesor i problemeve në vend, pa ndryshimin e saj ska
zgjidhje dhe stabilitet”, vlerëson OBRIE. (INA)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...