Incident në Drasllajcë të Strugës, policia arreston 31 vjeçarin

Policia e Strugës njofton se në një pikë karburanti në fshatin Drasllajca të Strugës, dje ka ndodhur një incident i shkaktuar nga një burrë 31-vjeçar nga Struga, i cili prishi rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur dhe me sjellje të pahijshme ndaj punonjësve. I dyshuari sipas policisë së Strugës ka hedhur produktet dhe një pjesë të inventarit të objektit.

StrugaLajm

Policia e Strugës informon se personi është privuar nga liria dhe pasi të dokumentojë plotësisht ngjarjen, do të ngriten akuza ndaj tij.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...