Çfarë buke hamë?

Bukë dietale, integrale, e bardhë, e zezë, të përgatitur sipas parimit të hronodietës, me fara, me lëvore, në furrë… Në treg vazhdimisht ofrohen lloje të reja të bukës, dhe ata rregullisht reklamohen. Prodhuesit e gjërave ushqimore themelore në periudhën e fundit padyshim shumë punojnë, shkruan gazeta KOHA. Por, a thua kur blejmë të zezë, integrale apo bukë thekre, a është me të vërtetë e tillë, e bërë me miell të duhur ose është bukë me ngjyrë? A thua të gjithë prodhuesit i respektojnë rregullat dhe e shkruajnë saktë përbërjen e paketimit? Edhe pse duket se ka përpjekje të madhe në cilësinë e këtyre produkteve, sepse me rritjen e interesimit të blerësve, rriten edhe njohuritë e tyre në atë që të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin bukë, dyshimi herë pas here hap ankesat e qytetarëve në rrjetet sociale. Llojet e reja të bukës që ofrohen në treg janë më të shtrenjta se të tjerat. Këto ditë, në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të qytetarëve, të cilët thonë se kanë paguar bukë të zezë, por u ka dalë me ngjyrë. Gjegjësisht, fotot tregojnë pjesët e bukës ku është e bardhë. “Kjo bukë është blerë sot dhe në mënyrë të qartë tregon se është me ngjyrë”, shkruan një qytetar nga Shkupi. Në komente, qytetarët ndajnë informacione se disa bukë janë të lyera me kakao, dhe të tjerat me substanca të ndryshme. Ndër të tjera, pyesin nëse dikush e kontrollon përbërjen e bukës dhe nëse ajo që shkruhet në deklaratë – është e vërtetë. Njohësit e prodhimit të bukës japin disa këshilla që përdorin furrat që buka të marrë ngjyrë. Spekulimet thonë se ka prodhues që shtojnë ngjyra organike që bukët të jenë më joshëse për konsumatorët. “Më parë ishte që, nëse ju blini bukë të zezë, e vëni atë në ujë dhe ajo lëshon ngjyrë, menjëherë sigurohu se është e lyer me ngjyrë në të vërtetë. Tani, ankohen edhe prodhuesit e ndershëm nga konkurrenca jolojale pasi akuzat janë se ka prodhues që përdorin disa vajra me ngjyra organike e që nuk shpërndahen madje as në ujë. Hetuesit e Agjencisë për kontrollin e ushqimit megjithatë kanë mënyrë nëse duan të verifikojnë”, thotë për mediat Zlatko Bojkovski, ekspert i ushqimit. Bukëpjekësi ka të drejtë të bëjë bukë si dëshiron vetë, por përbërja e tij duhet të jetë e shkruar si duhet në paketim. Të gjithë bukët duhet të paketohen dhe të kenë një deklaratë. Kështu, në qoftë se buka është nga thekra, atëherë ajo duhet të shprehet qartë se sa për qind miell thekre ka në të, thonë në Shoqatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e cila megjithatë ka të regjistruar shumë pak ankesa sa i përket mashtrimit me blerjen e bukës. “Të gjithë prodhuesit e ushqimit duhet të kanë futur sistemin HASAP ose standarde që përmbajnë rregulla e të cilat parësore kanë sigurinë e asaj që është e përgatitur për treg. Në kuadër të HASAP, ata kanë për detyrë që në një afat të caktuar të kontrollojnë cilësinë e produkteve”, thonë në SHMK. Megjithatë, sa kontrollohet përbërja e bukës që shitet gjithandej nëpër dyqane, furra buke dhe markete? Shërbimet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) thonë se ata kryejnë kontrolle të rregullta në furra, punëtoritë për bukë dhe tek dyqanet e specializuara për bukë dhe ushqime të pjekura. AUV informon se në vitin 2016, inspektorët e ushqimit kanë kryer kontrolle në 529 furra buke, 149 punëtori për bukë dhe ushqime tjera që piqen, si dhe 11 dyqane të specializuara në tregtinë e bukës. “Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar mospërputhje në shkallë më të vogël, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mos përcaktimin apo etiketimin joadekuat të aditivëve të përdorur në prodhim”, theksojnë nga AUV. Në vitin 2016, të dhënat e Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, sipas AUV, tregojnë se qytetarët kanë iniciuar shtatë ankesa ku pohojnë ekzistencën e ndotësve biologjik dhe mekanik në bukë apo në ushqimet tjera nga mielli, etiketime të paplota, si dhe mashtrim, veçanërisht tek shitja e bukës. Ankesat kanë të bëjnë me deklarimet “gluten-free”, ndërsa brenda bukës ka pikërisht gluten. “Pas kontrolleve tona, që të shtatë ankesat ishin të drejta. Pas konstatimeve të parregullsive, AUV ka shqiptuar masa ligjore kundër për eliminimin e problemeve në të ardhmen”, shpjegojnë nga AUV, përcjell KOHA. Në përputhje me programin HASAP, thonë në AUV, prodhuesit e bukës dhe ushqimeve tjera nga mielli, janë të detyruar rregullisht të kryejnë testimin laboratorik të produkteve të tyre, ndërsa inspektorët e ushqimit e kanë për detyrë të kontrollojnë rezultatet e testeve të tilla. Me kontrollet, sipas Agjencisë, deri tani nuk janë regjistruar shmangie të mëdha nga operatorët e ushqimit në aspektin e prodhimit të këtij lloji të produkteve që ata janë prodhuar në përputhje me specifikimet e prodhimit. “Më tej, edhe inspektorët për ushqim, në përfundimin e inspektimit të nevojshëm, përderisa e vlerësojnë që ka nevojë, marrin mostra për testim laboratorik të produkteve të tilla. Buka bie në kategorinë e produkteve me rrezik të ulët në aspektin e sigurisë dhe në bazë të këtij kategorizimi, testimi laboratorik bëhet në bazë të vlerësimit të shërbimeve të inspektimit dhe planit vjetor të inspektimeve”, shtojnë më tej nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

In : Aktuale

Loading...
loading...