Gazeta zvicerane: Rama po flirton me nacionalizëm shqiptaromadh në funksion të zgjedhjeve

Gazeta zvicerane “Neue Zurucher Zeitung”, ka trajtuar deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, në një tekst me titull “Vizioni shqiptaromadh”, transmeton Gazeta “Lajm”.

“Flirti i Edi Ramës me nacionalizmin shqiptaromadh nga komentatorët ndërlidhet me zgjedhjet e ardhshme. Deklaratat e tij mund të kuptohet edhe si apel për zgjim të kryeqendrave të BE-së, që të mos e lënë Ballkanin vetëm. Mirëpo është fakt se një tabu është thyer. Partnerëve të tyre perëndimorë, politikanët kryesorë shqiptarë me vite u thonin se Shqipëria e madhe nuk është opsion. Tani më nuk është ashtu. Të nesërmen, presidenti kosovar Hashim Thaçi e vërtetoi atë. Nëse BE i mbyll dyert, shqiptarët do të bashkohen në një shtet kombëtar”, shkruan NCC.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...