Ja çfarë tha futbollisti Nijaz Lena pasi fitoi kampionatin

Nijaz Lena ka fituar titullin e parë me ekipin verior , teksa pas ndeshjes me Kukësin, u duk mjaft i emocionuar dhe foli për superlativa për grupin. “Të dalësh kampion pa asnjë humbje do të duhen vite për ta thyer këtë rekord. Ne nuk jemi heronj, por jemi legjendat e Kukësit dhe besoj se do të duhet të na bëjnë një monument me emrat tanë”, tha ai, që më pas vazhdoi duke thënë se “ishte ndeshja që duhej të mbyllnim kampionatin, ishte emocion, ankth, kishte gjithçka në këtë ndeshje. Por e mbyllëm ndeshjen vetëm me golin e dytë. Nuk ishte e lehtë, sepse garonim ndaj dy ekipesh cilësore si Partizani dhe Skënderbeu”, tha ai menjëherë pas sfidës.

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...