Matura, sivjet festohet në Strugë

May 4, 20130

Sivjet në ndryshim nga vitet e kaluara maturantët strugan janë përcaktuar që mbrëmjen e maturës ta festojnë në Strugë, duke e ndryshuar praktikën e kaluar të turit turistik në një nga vendet europiane.Urim Kreka, drejtor i shkollës së mesme ‘’Ibraim Temo’’konfirmon për ‘’Strugalajm.com’’ se ky vendim  erdhi pas një sërë diskutimesh dhe debatesh ku u përfshinë nxënësit, pedagogët dhe prindërit. ”Ky vendim erdhi pasi në shumicë nxënësit u përcaktuan për këtë variantë të festimit të maturës , për të cilin dhanë pëlqim edhe prindërit e tyre dhe padyshim edhe mësimdhënësit ”, thotë Urim Kreka, drejtor i ”Ibrahim Temos”.Në ndërkohë mësojmë se edhe  maturantët e shkollës tjetër të mesme ”Niko Nestor” janë përcaktuar që këtë eveniment të tyre ta festojnë në qytetin e Strugës.(Strugalajm.com)

Leave A Response »