Në Maqedoni kanë fluturuar 23.675 aeroplanë

Kontrolli i trafikut ajror të Maqedonisë u ka shërbyer 23.675 fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2017, që paraqet numër më të madh të fluturimeve të regjistruara deri më tani për këtë periudhë të vitit, shkruan gazeta KOHA. Është regjistruar rritje prej 12.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 9,1 për qind në krahasim me rekordin e regjistruar në vitin 2015. Sipas raportit nga Agjencia evropiane për siguri të komunikacionit ajror “Eurokontroll”, për dy muajt e parë të vitit, M-NAV ka shënuar rritje të njësive në pagesa nga fluturimet në Maqedoni prej 15.4 për qind, që është më shumë se 3.5 herë nga mesatarja evropiane e cila është 4.3 për qind. Me këtë rritje Maqedonia është në vendin e dytë nga të gjitha vendet anëtare në “Eurokontroll”, ndërsa rritje më të madhe në përqindje ka vetëm në Armeni, e cila është si rezultat i vendosjes së linjës së re ajrore në këtë rajon. Në vendet tjera fqinje, sipas të dhënave të Eurokontroll, rritje ka në BeH prej 9.5 për qind, Serbi 5.2 për qind, Turqi 5 për qind, Bullgari 1.6 për qind dhe Greqi 1.4 për qind, ndërsa ulje ka në Shqipëri prej 5.1 për qind dhe në Kroaci 3.3 për qind ulje.

“Pas normalizimit të rrugëve ajrore në rajon, pas hapjes së hapësirës ajrore të Kosovës në prill të vitit 2014 dhe rritjes të numrit të fluturimeve në Republikën e Maqedonisë në vitin 2014 dhe 2015, në gjysmën e parë të vitit 2016 kishte ngecje të rritjes së numrit të fluturimeve si pasojë e uljes së interesit të turoperatorëve për destinacionet atraktive turistike në Turqi dhe në Afrikën verilindore, e sfiduar nga terrorizmi. Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2016 dhe fillimin e vitit 2017 përsëri është shënuar rritje në numrin e fluturimeve, si rezultat i menaxhimit të suksesshëm të rrjedhës të komunikacionit ajror përmes zbatimit të organizimit të ri në hapësirën ajrore”, ka deklaruar Nikolet Tagarinski, drejtor operativ i M-NAV. Bëhet fjalë për vendosjen e konceptit për planifikim të lirë të rrugës ajrore në hapësirën ajrore të vendit, që M-NAV e ka zbatuar më 23 qershor të vitit 2016. Ky koncept është një nga elementet kyçe për vendosjen e iniciativës për fluturime të përbashkëta në Evropë, me kufizime në lartësi nga niveli i fluturimit të 24.500 e deri 66.000 shkallë. “Ky koncept ka për qëllim ta rrisë kapacitetin e hapësirës ajrore, me çka ju jepet liri më e madhe gjatë planifikimit të fluturimit përdoruesve të hapësirës ajrore, por gjithsesi duke respektuar normat evropiane për siguri në aviacion. Faza tjetër është zgjerimi dhe integrimi i këtij koncepti me vende fqinje me të cilët M-NAV tanimë ka filluar negociatat me kontrollet fqinje të fluturimeve”, ka deklaruar Tagarinski. Kontrolli i fluturimeve në Maqedoni me anë të përdorimit optimal të të gjithë burimeve operative dhe aranzhim shtesë të kontrollorëve të fluturimit, i kryen përgatitjet për sezonin e ardhshëm veror 2017 kur pritet rritje shtesë si rezultat i rritjes së kërkesës për destinacionet turistike në Greqi. Rritja e numrit të udhëtimeve gjatë pranverës jo vetëm që rezulton me rritje të të ardhurave për institucionet turistike në Republikën e Maqedonisë, por krijohen kushte për të siguruar të ardhura të nevojshme dhe me ulje të çmimit të udhëtimeve.StrugaLajmStrugaLajm

NË SHKUP DHE OHËR 3361 ATERRIME DHE FLUTURIMEStrugaLajm

Nga 23.675 fluturime sa janë realizuar në tre muajt e parë të këtij vitit, 20.314 janë fluturime, që është rritje prej 15.8 për qind në krahasim me vitin 2016 dhe 8.2 për qind në krahasim me vitin 2015. Numri i përgjithshëm i aterrimeve dhe fluturimeve në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit është 3361, që paraqet ulje prej 2.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por dhe rritje prej 14.5 për qind në krahasim me vitin 2015.

In : Aktuale

Loading...
loading...