Ushqimi i cili rrit furnizimin me oksigjen

February 25, 20130

Sikurse edhe të gjitha organet e tjera, edhe zorrët kanë nevojë për furnizimin të pandërprerë dhe të mirë me oksigjen, në të kundërtën zhvillohet ishemia e zorrëve. Hulumtimi i ri tregon që konsumimi i vajit të ullirit përmes ushqimit e redukton dukshëm këtë fenomen.

Ekipi i shkencëtarëve italianë ka zbuluar edhe një arsye pse është mirë të përfshihet vaji i ullirit në ushqimin e përditshëm të disa grupeve të caktuara të të sëmurëve.

Studimi i ri i kryer në minj ka treguar që konsumimi i vajit të ullirit përmes ushqimit çon deri te reduktimi i konsiderueshëm i shfaqjes së ishemisë së zorrëve (furnizimi i reduktuar i oksigjenit në inde) dhe dëmtimi i indeve. Përbërësi të cilit i atribuohet efekti i përmendur është aglikon oleuropeini, polifenoli i cili gjendet në vajin e ullirit.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Journal of Leukocyte Biology”, dhe autorët e studimit theksojnë që rezultatet mund të çojnë në zbulimet e reja në terapinë e trajtimit të personave me lëndime të shpinës, artrit, pleurit dhe po ashtu te personat që vuajnë nga ishemia/reperfuzioni i zorrëve.

Termi ishemi është më i njohur në kontekst të sëmundjeve të trurit. Kështu që kur cilado pjesë e vogël e trurit mbetet pa oksigjen edhe për vetëm disa sekonda, pengohet funksionimi kompleks i neuroneve.

Nëse kjo zgjat më shumë se disa minuta, vjen deri te dëmtimi i trurit pasi që qelizat trunore fillojnë të vdesin, ndërsa ndalen edhe funksionet që i kontrollojnë ato. Kjo gjendje quhet ishemi, mungesa e oksigjenit e shkaktuar kryesisht nga bllokimi i artereve.

Pasi që mungesa e oksigjenit nxit një zinxhir të reaksioneve kimike vdekjeprurëse, kështu vjen deri të dëmtimi i mëtejshëm i indit trunor. Si pasojë e kësaj shfaqet sulmi në tru.

Te sulmi në tru vjen edhe kur këputen enët e gjakut dhe gjaku derdhet në tru dhe ndalen rrugët e bartjes së impulseve. Me këtë vjen deri te ndalja e flukseve kimike dhe elektrike në muskuj dhe lëndimet në indin trunor.

Leave A Response »