Infektoi kolegët me koronavirus , 10.000 euro dënim për ish drejtoreshën Biljanovska

Prokuroria Publike i propozoi Gjykatës që për ish drejtoreshën e dermatologjisë së Shkupit, Nina Caca – Biljanovska, të shqiptohet gjobë prej 10.000 euro, pasi kur u kthye nga Italia, jo vetëm që nuk u izolua, por shkoi në punë duke infektuar edhe 5 punonjës shëndetësorë.

Ish drejtoresha e Klinikës për dermatologji në Qendrën klinike universitare “Nënë Tereza” në Shkup, akuzohet për veprën penale – Transmetim të sëmundje infektive sipas nenit 205 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 29 shkurt, ajo u kthye e nga një rajon i Italisë, por jo vetëm që nuk ua tregoi këtë fakt autoriteteve kufitare në Tabanovc, por edhe pse ishte si profesioniste e kujdesit shëndetësor ka qenë e vetëdijshme për rrezikun, ka vazhduar me detyrat e punës në Klinikë, madje më 7 mars ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur ligjëratë në një simpozium për sëmundjet dermatologjike, duke vënë në rrezik të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit, organizatorët dhe punonjësit e Klinikës. Në këtë mënyrë, ajo ua transmetuar sëmundjen ngjitëse 5 kolegëve të saj përpara se të shtrohej në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me konstatim pozitiv për COVID-19. Fshehja e udhëtimit dhe rrezikimi i jetës së të tjerëve, çuan në shkarkimin e saj nga detyra.

In : Aktuale

Loading...
loading...