Injorantët dhe të dëgjueshmit e partive në pushtet…

PROFILIZIMI I ZOMBIT >

Shkëlzen Halimi

Ata që mendonin ndryshe nga partitë dhe që e kishin kuptuar të vërtetën, mbetën jashtë “formatimit” të shoqërisë shqiptare.

Kjo zbrazëti e madhe profesionale do të plotësohet me injorantët dhe të dëgjueshmit e partive në pushtet. Ishte e qartë se më nuk do të mund të vijnë në shprehje as alternativat e qëndrueshme (paraqitja e atyre që mendonin ndryshe), as idetë e reja, mbase as kritikat, të cilat ishin heshtur karshi një realiteti të ri, i cili në horizonte paralajmëronte vet-shkatërrimin dhe profilizimin e një krijese të re të quajtur zomb, e cila nuk ka vetëdije, por një mentalitet të kontrolluar dhe që në fakt është rob pa ndërgjegje. Me një fjalë krijesa që s’mund të mendojnë.

Ishte shumë e qartë se po hapej dera e madhe për zombin shqiptar në politikë, zombin në arsim, zombin në kulturë…Pra, shoqërisë shqiptare e keqja po i vinte nga brendia e saj dhe jo nga jashtë dhe për këtë, atyre që vepronin në emër të popullit për t’i plotësuar interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, fare nuk u bëhej vonë, sepse edhe ndërgjegjja e tyre ishte identike me ndërgjegjen e zombit…


Loading...
loading...