Institucionet kulturore në Strugë, edhe në të ardhmen në duar të maqedonasëve?

Duket se edhe me këtë qeveri, shqiptarët në Strugë nuk do të drejtojnë asnjë institucion kulturor mëson Strugalajm.com,  nga burime brenda partive  pjesë të qeverisë .Jozyrtarisht ,mësohet se edhe këtë radh, ndarja e drejtorive që varen nga pushtei qendror, ka ndjekur të njëjtën linjë si  në të kalurën, ku institucionet kulturore sërish do të drejtohen nga kuadro maqedonas.Pallati i Kulturës ,sipas këtyre zërave do të drejtohet nga kuadër i LSDM-së, ndërsa Muzeu i Strugës nga një kuadër i VMRO-Popullores .Edhe pse  thuhet se Struga është një qendër e rëndësishme për kulturën shqiptare në Maqedoni dhe i atribohen kontribute në këtë drejtim me të dretë, është evidente që aktivitetet kulturore në të shumtën e rasteve kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe vëmendjen e publikut .Edhe ato pakë aktivitetet që organizohen nga entuziastët dhe të apasionuarit e kulturës në të shumtën e rasteve nuk kanë vëmendjen e duhur dhe mbeten në periferi të zhvillimeve të këtushme.Gjithashtu, një faktor që ka ndikuar në këtë situatë në fushën e kulturës në Strugë , thonë njërzit e kulturës është edhe fakti që asnjë institucion kulturor që vepron në komunën e Strugës nuk udhëhiqet nga kuadro të kombësis shqiptare ,edhe pse kjo komunë në shumic banohet nga shqiptarët.Në Qendrën për Kultur ,Muzeun “Nikolla Zllobinski” apo në Galerin e artit pamor “Koxhoman”si dhe në disa institucione të tjera, jo që nuk gjen shqiptar në poste udhëheqse, por edhe të punësuarit në pjesën dërmuese janë të kombësisë maqedonase,të punësuarit shqiptarë numurohen me gishtrinjë.Për njerëzit e kulturës, fajtor për këtë gjendje në lidhje me prezencën e pakët të shqiptarve në institucionet kulturore janë partitë politike shqiptare  , të cilat nuk kanë bërë asgjë në drejtim të përmisimit të gjendjes, jo vetëm në përfaqësimin e shqiptarëve në postet udhëheqse,po në vazhdimësi nuk i kanë kushtuar kujdesin dhe vëmendjen e duhur kësaj fushe.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...