Intelektualizmi dhe Intelektuali!

Lebit Murtishi

Pjesë të shkëputura nga libri : ,,Prof. Qazim Berisha yll i pashuar në plejadën e heronjve të arsimit dhe edukatës”- i autorit Bajram U. Kurti.

(Tërheqja e ndonjë vije paralele mes kohëve që fliste profesor Qazimi (të cilin kam patur fat në jetë që e kisha shok dhe mësues) dhe kohëve të sotme, kur shohim përgjunjjen pa asnjë kusht të shtresave intelektuale – përballë një obskurantizmi agresiv dhe mesjetar, fatkeqësisht, s’është e nevojshme…)StrugaLajm

Intelektualizmi: Pikëpamje dhe praktikë që çon në mbivlerësimin e punës mendore ndaj punës fizike, të teorisë ndaj praktikës, të njerëzve të punës mendore ndaj atyre të punës fizike, të kuadrove dhe inteligjencës ndaj masave punonjëse, sepse baza e intelektualizmit është idealizmi. Intelektualizmi bëhet bazë për përhapjen e individualizmit. egoizmit, mendjemadhësisë, qëndrimit oportunist në luftë me të vjetrën, konservativen dhe reaksionaren. Intelektualizmi ushqen dhe nxit burokratizmin dhe liberalizmin. Ndërkaq, Intelektuali, si pjesë e Inteligjencës Popullore është shtresë e veçantë e shoqërisë, e cila i shërben popullit punonjës në luftë për ndërtimin e shoqërisë së përparuar, në organizimin dhe drejtimin e prodhimit, në zhvillimin e letërsisë dhe arteve, të kulturës dhe shkencës, në edukimin ideologjik dhe politik, në ngritjen arsimore e kulturore të masave punonjëse. Tiparet dalluese të kësaj inteligjence janë besnikëria e thellë ndaj popullit, qëndrimi revolucionar dhe ndërgjegja e lartë në tërë veprimtarinë e tyre, lidhja e ngushtë me popullin dhe në shërbim të interesave të tij, patriotizmi i flaktë, papajtueshmëria me gënjeshtrën dhe me çdo shfaqje devijante në shoqëri etj.
Në rendet borgjezo-kapitaliste, intelektualizmi, një numër i madh i të cilëve paraqiten si intelektualë (shkencëtarë, filozofë, poetë, politikanë etj) nuk janë asgjë më tepër se sa SHËRBYES BESNIKË TË RENDIT PËRKATËS SHOQËROR, shërbyes të profesionit të tyre, një formaliteti të plotë, edhe pse mund të jenë në nivel shumë të lartë profesional, shkencor dhe artistik. Të tillët mund t’i quajmë: TEKNIKË TË DIJES, të cilëve klasa sunduese ua mëson dy role kryesore: I bën specialistë të hulumtimit në fushat përkatëse dhe njëkohësisht, shërbëtorë të ideologjisë sunduse. Prandaj, ata janë produkt i shoqërisë përkatëse. Çfarë të themi për intelektualët e Kosovës së sotme, të cilët vrapojnë për t’u regjistruar në partitë politike në regjistrat e Ministrit të Drejtësisë në Beograd, Vllado Kambovski? Këto parti Millosheviqi i lejoi për t’ia vënë kazmën Kosovës…
Prizren
Shkurt 1991StrugaLajm

P. S.

Tërheqja e ndonjë vije paralele mes kohëve që fliste profesor Qazimi (të cilin kam patur fat në jetë që e kisha shok dhe mësues) dhe kohëve të sotme, kur shohim përgjunjjen pa asnjë kusht të shtresave intelektuale – përballë një obskurantizmi agresiv dhe mesjetar, fatkeqësisht, s’është e nevojshme…


Loading...
loading...