Interesi personal “kancer” i subjekteve politike shqiptare. Qytetarët po e humbin besimin

Lojërat politike të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni kanë ndikuar në humbjen e besimit të të njëjtave. Përçarjet për “kulaçin” e pushtetit ditë e më tepër e bindin opinionin e gjerë se interesi personal po e mbisundon të mirën e përgjithshme. Për këtë çështje për gazetën Lajm janë prononcuar njohës të rrethanave politike në Maqedoni.

Rijad Murati, njohës i rrethanave politike, vlerëson se partitë shqiptare po e humbin në masë të madhe besimin. Sipas tij, këtë e kanë dëshmuar më së miri zgjedhjet e fundit, kur një pjesë e konsiderueshme e elektoratit shqiptarë votoi për partinë maqedonase LSDM.

“Kjo situatë dëshpëruese është krijuar për shkak se subjektet shqiptare, pa dallim, hyjnë në qeveri vetëm sa për të shijuar të mirat e pushtetit, pa asnjë kusht ndaj partnerit maqedonas. Mungesa e një plani të sinqertë për avancimin e pozitës së shqiptarëve apo mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi, mes partive që krijuan “Aleancën” para zgjedhjeve bën që tani beteja e tyre në qeveri të përqendrohet te postet dhe jo tek interesat e votuesve. Kjo gjë mendoj se krijon çarjet mes partive brenda këtij koalicioni. Por jo vetëm tek “Aleanca”, e njëjta situatë do të paraqitej edhe te koalicioni tjetër parazgjedhor nëse do të ishte pjesë e qeverisë. E kaluara dëshmon se partitë shqiptare nuk kane arritur te bashkëpunojnë gjatë as në opozitë”, deklaroi Murati për gazetën Lajm.

Murati veçon se, derisa politikanët shqiptarë mendojnë vetëm për poste dhe jo për interesat e qytetarëve, kjo situatë nuk do të ndryshojë.StrugaLajmStrugaLajm

Profesori Shpëtim Pollozhani, nga Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politik deklaratën e fillon me një fjalë të urtë të Joseph Fouche: “Gabimi politik i individit është krim politik kundër vetvetes”.

“Aleancat që në thelb i kanë interesat dhe jo parimet, sipas një rregulli të pashkruar gjithnjë dështojnë. Në fushatë u thanë fjalë të mëdha dhe tani duhet të ndërrohen disa deklarata në emër të ruajtjes të koalicionit qeveritar. Modifikimi i qëndrimeve politik, të çon në humbjen e besimit ndaj atij që e ka modifikuar deklaratën. “Aleanca” që nga fillimi qëndronte në këmbë shumë të brishta pasi duhej të bashkërendonte dy botëra të ndryshme”, pohoi profesori Pollozhani.StrugaLajm

Ai thekson se gabimi më i madh taktik që e bënë partitë e reja parlamentare tani po u kthehet si bumerang, duke u rënë besueshmëria.

“E vetmja aleancë që mundet të funksionojë është vetëm aleanca ndërmjet LR-PDSH dhe Lëvizjes Besa. Aleanca me BDI është jofunksionale pasi ato nuk e kanë në agjendën e tyre statusin e shqiptarëve dhe çështjen kombëtare por vetëm BE dhe NATO, për të cilat nuk i pyet askush. Çdokush që ka dy gram mend e din qe BE nuk do të pranojë që në gjirin e vetë dikë, të cilëve duhet t’ua zgjidhe problemet. Mos bashkimi i partive të reja parlamentare shqiptare, ujin e çon në mullirin e BDI-së, e cila e bluan miellin e VMRO-së, dhe, edhe më tutje e ëndërron dashurinë e vjetër me ato”, theksoi ai.

Pollozhani porositë që urgjentisht, Besa dhe LRPDSH të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Vetëm këto dy parti, insiston ai, munden të bëjnë një “Aleancë” të shëndoshë.

Para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, të vitit të kaluar, në Maqedoni dështoi koalicioni LR-PDSH dhe Lëvizja Besa dhe si pasojë u krijua një koalicion tjetër më i vogël. Sot ky koalicion më i vogël i a.q. Aleanca për shqiptarët është në krizë, shkaku i mosmarrëveshjeve brenda partnerëve, të cilët njëherit janë edhe pjesë përbërëse e Qeverisë së re.

In : Aktuale

Loading...
loading...