Interneti, si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet

“Humbja” me orë të tëra e fëmijëve në internet ka sjellë edhe rreziqe, jo vetëm dobi. Madje, nëse do të bëhej një balancë midis këtyre të dyjave, pa diskutim që peshorja do të anonte nga ndikimet negative të internetit te fëmijët.
Arsyeja është e thjeshtë: ata lundrojnë në çfarëdo adresash të mundshme, të cilat i hedhin fëmijët sikurse dallgët e detit nga një breg i panjohur në tjetrin. Shifrat në botë flasin për të dhëna të frikshme të përdorimit të internetit, që i ka çuar fëmijët deri në “gracka” pedofilish, por jo vetëm kaq.
Nëpërmjet internetit shumë fëmijë të moshës 13-15 vjeç komunikojnë me persona të panjohur, ku në mjaft raste bisedat vijojnë edhe me takime që përfundojnë në marrëdhënie seksuale.
Në kushtet kur përdorimi i internetit nga fëmijët nuk po njeh kufij, ekspertët e fushës së fëmijëve kanë përgatitur një paketë këshillash dedikuar prindërve dhe arsimtarëve për t’i mbrojtur ata nga rreziqet potenciale.

Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka.

Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes.

dhuro

Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fjalë që mund ta vënë rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve (sajber), apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues (cyberbullies), të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të tyre, apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.

Nuk ka dyshim se ka rreziqe nga përdorimi i internetit, sidomos për fëmijët, por është gabim që për shkak të kësaj t’ua ndaloni qasjen te të gjitha përmbajtjet dhe mundësitë që i ofron ai. Në këtë mënyrë nuk do t’i mbrojmë ata, sepse fëmijët përdorin internet në vende të ndryshme: në shtëpi, në shkollë, te shokët etj., kështu që është e pamundur vazhdimisht të keni kontroll mbi ta, e ç’është më e keqja, do t’ua shkurtoni mundësinë të mësojnë dhe të hulumtojnë shumë gjëra dhe të fitojnë përvoja të reja, të cilat nuk do të mund t’i përjetonin nëpërmjet asnjë mediumi tjetër.

Ndaj duhet të vendosni raport miqësor dhe korrekt me fëmijët tuaj, t’ua shpjegoni gjërat për të cilat duhet të kenë kujdes derisa janë online, dhe të ndërmerrni masa të caktuara deri në atë shkallë e cila nuk do ta dëmtojë privatësinë e tyre, lirinë dhe të drejtën e përzgjedhjes.

Balancën e vërtetë në mes të masave që do të ndërmerrni dhe privatësisë, të drejtave dhe lirive të fëmijëve tuaj, mund ta caktoni vetëm ju, edhe atë në përputhje me moshën e tyre, kushtet dhe vetë fëmijët. Shpesh, fëmijët shumë më mirë i kuptojnë mundësitë që ua ofrojnë teknologjitë bashkëkohore dhe interneti sesa prindërit e vet. Prandaj, që të mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj në zhvillimin e shprehive të mira të internetit, së pari, duhet të njiheni me termat themelore që kanë të bëjnë me përdorimin e internetit, si dhe me aktivitetet me të cilat ata merren online.

Sipas ekspertëve, ky është hapi i parë që duhet të ndërmerrni për mbrojtje më të madhe të fëmijëve nga interneti.

Çfarë bëjnë fëmijët në internet
Komunikojnë me fëmijë të tjerë

Vizitojnë ueb-sajte me përmbajtje argëtuese

E shfrytëzojnë si burim informatash për projektet shkollore dhe për detyrat e shtëpisë.

Edhe pse dobitë e tij i tejkalojnë rreziqet që mbart, megjithatë në internet ekzistojnë edhe këto të fundit.

Ato dalin nga këto karakteristika të internetit:

Mundëson anonimitet, çdokush mund ta fshehë identitetin e vet në internet

Nuk ka kufizim për përmbajtjet që mund dhe lejohen të shpallen

Përmbajtje joadekuate për fëmijë:
Pornografi dhe material tjetër seksual

Fotografi të frikshme të personave të vrarë apo të lënduar rëndë

Urrejtje

Drogë

Armë dhe dhunë

Të dhëna të pasakta dhe irelevante

Nuk ka as kufizim sa i përket përmbajtjeve të cilat mund t’i shpallin fëmijëtStrugaLajmStrugaLajm

Duke shfrytëzuar programet për komunikim apo sajtet për rrjetëzim social, shumë lehtë zbulohen të dhënat personale të tyre, prandaj është i mundshëm dhe keqpërdorimi i tyre nga të tjerë.

Ka hakerë dhe viruse

Funksionimi jo i mirë i sistemit, humbja e të dhënave, dëmtimi dhe shkatërrimi i tërësishëm i disa komponentëve të harduerit.

Ka rreziqe ligjore dhe financiare

Shfrytëzim joligjor i përmbajtjeve të mbrojtura, keqpërdorim i mundësisë për kryerje të

transaksioneve financiare etj.

Fakte statistikore nga bota
Çdo i treti fëmijë në shoqërinë e informatikës ka bllogun apo uebsajtin e vet.

Një hulumtim i kryer me adoleshentë nga mosha 15 deri në 24 vjet ka treguar se 59% e tyre mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për atë.

12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike.

90% e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjet kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht.StrugaLajm

Mosha mesatare kur fëmijët për herë të parë hasin pornografi në internet është 11 vjeç.

Më shumë pornografi në internet konsumohet në moshën prej 12 deri në 17 vjeç.

Industria pornografike në internet tregon se 20-30% të qarkullimit në sajte të tilla e realizojnë fëmijët.

Në ditë dërgohen 2.5 miliarda mesazhe e-mail pornografike.

26 emra të karaktereve për fëmijë (pokemon, ekshënmen etj.) çojnë në mijëra pornosajte.

27% e fëmijëve prej moshës 7 deri në 17 vjeç, do ta jepnin lirisht adresën e vet të shtëpisë nëpërmjet internetit, kurse 14% adresën e vet të e-mailit.

40% e adoleshentëve kanë lënë informacione personale në internet që të tjerët të mund t’i kontaktojnë.

Një në pesë fëmijë që përdorin “dhoma për bisedë” janë kontaktuar nga pedofili online.

Dy nga pesë kidnapime të viktimave prej 15 deri në 17 vjeç kanë ndodhur si pasojë e

përdorimit të internetit.

76% e rasteve të eksploatimit seksual të iniciuar nëpërmjet internetit kanë qenë fëmijë

të moshës 13 deri në 15 vjeç.

75% kanë qenë vajza. Shumica e rasteve kanë vazhduar me takim të drejtpërdrejtë, kurse në 93% të këtyre takimeve ka pasur seks të paligjshëm.

Gjatë një viti, mesatarisht, një nga pesë fëmijë kanë marrë propozim seksual nëpërmjet internetit, kurse vetëm 25% e tyre u kanë treguar prindërve të vet për këtë gjë.

89% e të gjitha kërkesave seksuale janë realizuar nëpërmjet “dhomave për bisedë” apo mesazheve instant.

Hapi 1 – Edukimi
Para se dhe vetë t’i ndani rreziqet e internetit prej dobive të tij, së pari duhet të njiheni me disa nocione, të cilat i përshkruajnë karakteristikat e tij, shërbimet, mundësitë e tjera etj.

Hapi 2 – Caktoni disa rregulla themelore
Fëmijët duhet të dinë në cilat kushte, në cilën periudhë dhe në cilën mënyrë mund ta përdorin internetin. Këto kushte përcaktojani ju. Filloni për shembull me atë se internetin mund ta përdorin vetëm pasi t’i kenë përfunduar obligimet shkollore.

Hapi 3 – Kompjuteri në vend qendror
Vendoseni kompjuterin në vend qendror, në dhomë apo në klasë, që të mund të shikoni kohë pas kohe se ç’bëjnë fëmijët tuaj. Kjo është e rëndësishme që të vëreni në qoftë se fëmijët rastësisht hasin përmbajtje, të cilat nuk korrespondojnë me moshën dhe interesat e tyre.

Hapi 4 – Vendosni kufizim kohor
Fëmijëve nuk duhet t’u lejoni të kalojnë më shumë se 1-2 orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Për fëmijët deri në moshë 7-vjeçare, më mirë është të shfletoni së bashku me ta, ndërsa për fëmijët më të mëdhenj, është e rëndësishme të përcaktoni ku mund të hyjnë dhe ku nuk mund të hyjnë në internet, para se të fillojnë me aktivitetet online.

Hapi 5 – Mësoni fëmijët për sjellje të përgjegjshme dhe të sigurt online
Tregojuni fëmijëve tuaj se nuk duhet t’ua japin të dhënat e veta personale njerëzve të panjohur në internet dhe përkujtoni se duhet t’i përdorin opsionet për privatësi në faqet e tyre personale për rrjetëzim social. Informatat që i lënë aty duhet të jenë private, gjerësisht të kufizuara për qasje. Mjafton që këto informata të mund t’i shohin vetëm

shokët dhe familjet e tyre. Ata nuk do të donin t’i tregojnë informatat që në të ardhmen mund t’u bëhen pengesë në rrugën për në fakultetin ku duan të studiojnë apo punën të cilën duan ta bëjnë. Tregojuni se është e pandershme të zbulohen të dhënat për shokët dhe familjet e tyre. Kur shpallin fotografi, ato duhet t’i bëjnë private dhe të mos u vendosin tag-e (etiketa të cilat i emërtojnë të pranishmit në fotografi ).

Cilat janë anët e mira të internetit
Interneti ofron mundësi si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse ka shumë anë të mira, në përgjithësi ato mund të grupohen në këto karakteristika:

Qasje e lehtë në shumë informata Blerje

Komunikim i shpejtë pa marrë parasysh largësinë Lexim lajmesh

Mundësi të pakufizuara për hulumtim Lojëra

Kryerje të transaksioneve bankare dhe financiare Reklamim

Udhëzime për përdorim të internetit sipas moshës

Deri në 10 vjeç
Fëmijët në këtë moshë duhet t’i mbikëqyrni që të jeni të sigurt se nuk hasin në përmbajtje jopërkatëse. Prindërit, fëmijët e të cilëve janë në moshë deri në 10 vjeç, duhet të shfrytëzojnë vegla për përdorim të sigurt të internetit që ta kufizojnë qasjen në përmbajtje, ueb-sajte dhe aktivitete të caktuara, si dhe të marrin pjesë aktive në aktivitetet e fëmijës në internet.

11-14 vjeç
Fëmijët në këtë moshë janë më të shkathët kur e përdorin internetin. Sidoqoftë, atyre dhe më tej u nevojitet mbikëqyrje që të sigurohet mbrojtja e tyre nga përmbajtjet jopërkatëse. Veglat për përdorim të sigurt të internetit duhet të shfrytëzohen për kufizim të qasjes në përmbajtje dhe ueb-faqe të caktuara, si dhe për marrje të raporteve për aktivitetet në internet të fëmijëve. Gjithashtu, fëmijët në këtë moshë duhet të kuptojnë se informatat private nuk duhet të jepen në internet.

15-18 vjeç
Fëmijët në këtë moshë pothuajse nuk duhet të kenë kufizime në aspekt të përmbajtjeve, uebsajteve dhe të aktiviteteve. Adoleshentët janë mjaft të shkathët në përdorimin e internetit. Megjithatë, prindërit, edhe atyre duhet t’u caktojnë disa udhëzime themelore për siguri. Duhet t’i kenë në disponim që t’i kuptojnë mesazhet e papërshtatshme që i kanë pranuar fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë se si t’i evitojnë situatat jo të sigurta. Nuk është keq t’i përkujtoni fëmijët se cilat të dhëna personale nuk duhet të jepen nëpërmjet internetit.
/Shkruar nga MAPO, trasmeton Indeksonline.


Loading...
loading...