Ish-kryetari i lë 4 mln euro trashëgimi komunës që drejtoi

Nicoli vdiq në dhjetor 2016 dhe procesi i gjatë burokratik për të formalizuar dhe përcaktuar sasinë e trashëgimisë përfundoi një vit e gjysmë më vonë: dy milionë e gjysmë euro vetëm midis parave kesh, aksioneve dhe letrave me vlerë, plus tre apartamente në Bergamo, një në Treviglio, tokë dhe një vilë në fshat. Për një total prej rreth katër milionë euro.

“Burimet do të përdoren për krijimin e punëve dhe shërbimeve publike, e njihja Nicolin nga sytë, ai ishte një person shumë i rezervuar, nuk do ta kisha pritur këtë gjest që na nderon”, deklaroi kryetari aktual.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...