Ish-ministrja e Berishës kërkon përkrahje në Maqedoni/FOTO

Ish-ministrja e integrimit dhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka postuar në facebook fotot nga takimet e saj me kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Dy javë më parë ajo ishte në Gjermani. Bregu po shkon derë më derë për të kërkuar votën për pozicionin ku kandidon si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal që është një institut për bashkëpunim me Komisionin Evropian.

Në prill vendoset me votë të secilit vend nëse do ta fitojë apo jo ish-ministrja e Integrimit, e cila pas konflikti të hapur që pati me Lulzim Bashës për shkak të qëndrimeve pro europiane dhe jo me vijën politike të çadrës, ajo mbeti jashtë listave si pjesë e hakmarrjes së Lulzim Bashës.(INA)StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...