Italia heqë monedhat prej një dhe dy cent

Italia prej sot ndalon së përdoruri monedhat prej një dhe dy centëve, sipas vendimit të Komisionit parlamentar për çështje buxhetore.

Mënjanimi i monedhave do të kursejë në vit rreth 20.000 euro. Qeveria italiane shpenzon miliona euro për prodhim të monedhave të imëta prej se e vendosi euron në vitin 2004.

Sipas kësaj mase, të gjitha çmimet në Itali do të rrumbullakësohen deri në vlerën më të afërt, duke përfunduar në pesë apo zero.

Edhe vende të tjera në bashkimin Evropian, si Gjermania, planifikojnë të heqin dorë nga monedhat prej një dhe dy centëve.


Loading...
loading...