Italia kalon kufirin e 20 mijë viktimave nga koronavirusi, 566 vetëm sot

Koronavirusi në Itali ka vrarë më shumë se 20 mijë persona, një shifër dramatike që ia kalon vetëm SHBA-ja. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 566 persona, duke arritur numrin total të viktimave 20 465.

Të dhënat e i ka bërë të ditura Mbrojtja Civile Italine pasditen e sotme. Përveç numrit të viktimave që sot ka shënuar rritje krahasuar me dje, 431 të vdekur kanë qenë dje, është rritur edhe numri i personave të shtruar nëpër spitale, saktësisht nëpër spitale janë të regjistrua 28 023, 176 më shumë se dje.StrugaLajm

Për fat të mirë vazhdon të bjerë numri i të shtruarave në terapi intensive. Për momentin në terapi intensive ndodhen 3 260 persona, 83 më pak se dje. Një numër gjithmonë edhe në rënie, që ka të bëjë me indikatorin se piku tashmë në Itali është arritur por nuk është tejkaluar ende.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...