Këto janë zv/ministrat që i ofrohen Aleancës për Shqiptarët?!

Zv/ministra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe sekretarë shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Jashtme janë pjesë e ofertës së bërë nga LSDM dhe BDI për Aleancën për Shqiptarët.

Por burime partiake pranë Aleancës theksuan për INA këto propozime nuk janë ende të konfirmuara dhe se të gjitha ministritë janë pjesë e negociimit.StrugaLajmStrugaLajm

Por ajo që dihet është se BDI dhe Aleanca e ka listën e ministrive ku duhet të dërgojë zv/ministra dhe sekretarë shtetëror.  Deri tani sa i përket këtyre propozimeve të fundit që janë në lojë, dega e Tetovës do të ketë postin e zv/ministrit në Arsim, ndërsa dega e Kumanovës ate të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale. Por ajo që kërkon Aleanca është postet e zv/ministrave në MPB, dhe Ministrinë e Financave. (StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...