Ivanov i’a jep mandatin Zaevit, së shpejti Qeveria

Presidenti Gjorgje Ivanov sot në mesdite do tia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Sipas njoftimit nga presidenca, në ora 12:00 në Vila Vodno do të bëhet dorëzimi i mandatit për formimin e Qeverisë. Pas disa muajve, që Ivanov refuzoi ta ekzekutojë këtë akt, sot kabineti i tij informoi përmes një komunikate të shkurtër se do ti jepet mandati liderit social demokrat. Por ai ka kërkuar garanci nga Zaev që të ruhet karakteri unitar i Maqedonisë. (INA)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...