Izmit Nura me apel për klubet shqiptare

Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura përmes një apeli drejtuar të gjitha klubeve shqiptare ka bërë thirrje që të njejtët deri më 20 janar të këtij viti të dorëzojnë listë me klube sportive dhe sportiest të cilët plotësojnë kriteret e përdorimit të mjeteve nga lirimi i tatimit në përputhje me Ligjin për sport dhe Ligjin për tatim mbi fitim.“Agjencia për Rini dhe Sport, në interes të zbatimit të aktiviteteve për zbatimin të projektit – Vauçer 2020, kërkon nga të gjitha federatat kombëtare – sportive që të përmbushin detyrimet e tyre. Ju lutemi secilës federatë kombëtare të Sporteve propozimin e saj – një listë të klubeve sportive dhe sportistëve aktiv që plotësojnë kriteret e përdorimit të mjeteve nga lirimi i tatimit në përputhje me Ligjin e Sportit dhe Ligjin e Tatimit mbi fitimin, të paraqesin deri më datë 20.01.2020 (e hënë)”, ka shkruar kështu në apelin e tij zëvendës drejtori Nura.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...