Ja çfarë do të bëj Zoran Zaevi pasi të bëhet kryeministër!

Ne kemi dëshmuar se nuk ka shtet ligjor në Maqedoni. Ne kemi premtuar edhe shpërbërjen e gjyqësorit dhe rizgjedhjen e saj, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton TetovasSot.

REL: z.Zaev, siç thatë, ju prisni të bëheni kryeministër deri në fund të muajit. Cilat janë hapat e para si kryeministër?

Kuptohet Interesimi i qytetarëve, natyrisht. Ne kemi njoftuar masa të rëndësishme që janë të lidhura edhe me afatet e caktuara. Shumë prindër, shumë mësues, shumë fëmijë janë në pritje për të shfuqizuar testimin ekstern, sepse testimi është në fund të majit ose në fillim të qershorit, që të jetë e qartë, se ka efekt psikologjik, besoj, në të gjithë procesin arsimor në mbarim të vitit shkollor. Këtu është edhe shfuqizimi I taksës radio-difuzive, dhe kthimi i tarifës së lirë elektrike, miratimi i një ligji për media … masa të caktuara sociale që kemi premtuar, janë të mundshme pa ndonjë ndryshim në buxhet si zgjidhje e ligjshme. Unë kam frikë se si do të jetë hera e parë kur t’i shihni të gjitha këto ndryrshime, por nuk ka alternative tjetër, ky është vendi ynë, populli ynë dhe besoj se ne do të jemi në gjendje që menjëherë t’i normalizojmë gjërat. Ndër gjërat e para që do të jetë, sigurisht, dhe rritjen e pagës minimale. Shumë nga këto zgjidhje janë tashmë të përgatitur dhe besoj se në fund të majit, fillimi i qershorit do të bëhen, dhe sigurisht një zgjidhje që ne mund të sjellim një ndryshim në Parlament dhe ndryshim të ligjit zgjedhor, për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve lokale, unë besoj për në vjeshtë, por atë do ta planifikojmë në përputhje me të gjitha partitë parlamentare, tha mes tjerash Zoran Zaev lideri i LSDM-së për REL.

In : Aktuale

Loading...
loading...