Ja çfarë peticioni i dërgoi Ladorishti më 1991, Stojan Andovit (Dokument)

Shkruan: Qerim Lita, Shkup

Siç është e njohur në mbarim të vitit 1990 në RS të Maqedonisë për herë të parë u organizuan zgjedhje të “lira” shumëpartiake. Në këto zgjedhje shqiptarët përfaqësoheshin nga dy parti politike: Partia për Prosperitet Demokratik – PPD-ë dhe Partia Demokratike Popullore, të cilat arritën të fitojnë 23 ulëse në parlament (17 PPD-ë, 1 PDP dhe 5 koalicioni PPD-PDP-ë). Me konstituimin e Parlamentit të parë pluralist e më pas edhe me formimin e të ashtuquajturës qeveri të “ekspertëve”, çështjet jo që nuk ndryshuan në të mirë të shqiptarëve (të cilët thuajse për 10 vite me radhë (1981-1991) qenë skajshmërisht të diskriminuar si në pikëpamjn nacionale, ku me Amandamentin Kushtetues 56 të vitit 1989 u shpallën pakicë nacionale, po ashtu edhe në atë arsimore, kulturore, ekonomike etj.), por të njëjtat morrën një kahje skajshmërisht antishqiptare, të cilat nxiteshin e mbështeteshin nga drejtuesit e atëhershëm politik e ekzekutiv maqedonas. Në këto rrethana, gjatë pranverës së vitit 1991, në disa vendbanime shqiptare u organizuan tubime, në të cilat u shtruan një sërë kërkesash, drejtuar Kuvendit të RS të Maqedonisë si dhe Qeveris së sajë. Me këtë rast po e shpalosim faksimilin e një Petecioni të banorëve të Ladorishtit të Strugës, dërguar më 31 mars 1991 deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov. Dokumenti i cili gjendet në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë, fondi 159, është në gjuhën shqipe, të cilin në vazhdim po e paraqesim të plotë:

Peticion i banorëve të Ladorishtit, të cilët

nder të tjerave theksuan këto kërkesa:

1.- Kryetari i republikës së Maqedonisë. Kiro Gligorov, të mos i nënshkruaj ligjet e aprovuara nga parlamenti për arsimin parashkollor dhe ligjin për arsimin e mesëm, sepse janë në kundërshtim me Kushtetutën sa i përket të drejtave kombëtare dhe barazisë së plotë ndërmjet popujve që përbajnë Maqedoninë;

2.- të rihapen shkollat e mesme në gjuhën shqipe, të ndërprera në mënyrë graduale perfide pas vitit 1981 dhe të hapen fakultete në gjuhën shqipe krahas atyre ekzistuese në Maqedoni;

3.- administrata dhe evidenca pedagogjike në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, të mbahet vetëm shqip;StrugaLajmStrugaLajm

4.- termi “pakicë kombëtare” dhe fyerje të tjera, të mos përsëriten, sepse nuk mund një popull i lashtë, autokton në trojet e veta, si dhe kaq i madh në numër, të trajtohet si i tillë. Se në çfarë raporti jemi, do të mund të tregonte një rregjistrim objektiv i popullsisë që deri sot nuk është bërë kurrë në Maqedoni; në kuadër të kësaj çështjeje, mund të themi se mungesa e mirënjohjes ndaj popullit shqiptar i cili e ka pasur të njëjtë fatin e padrejtë historike dhe qe i vetmi nga fqinjët e njohu qënien “maqedone”, do të na detyrojë ta mbështesim të vërtetën e hidhur për dikë.

5.- në Kuvendin Republikan të vendoset me koncensus për të drejtat kombëtare, arsim kulturë, toponime, simbole, pjesëmarrje në jetën shoqërore-politike, ekonomi etj., përndryshe, nuk do t’ë pranojmë asnjë vendim të aprovuar me makinerin e mbivotimit;

6.- të mos njifet legjitimiteti i kuvendit komunal të Strugës i cili u konstituua pa përfilljen e PPD-së si parti me numër ma të madh të këshilltarëve (20) që përfaqësojnë mbi 50% të popullatës në komunë;StrugaLajm

7.- RTV i Shkupit të çeli një kanal në gjuhën shqipe, përndryshe vetëm me programin ekzistues – nuk do t’ë paguajmë;

8.- në komunat e banuara me shqiptarë dhe në ato të përziera, pa marrë parasysh përqindshen, në përdorimin zyrtar të jetë gjuha shqipe, e barabartë me atë maqedone;

9.- të ndërpriten sulmet antishqiptare që bëhen në mënyrë paushale kinse në emër të luftëtarëve të Strugës, nga ana e disa shovinistëve maqedonë e ndonjë shqiptari të “ndershëm”! Luftëtarët që iu përmbahen me konsekuencë parimeve idealiste të LNÇ-së, distancohen nga sulmet antishqiptare dhe nuk pranojnë kurrë që të shkelin mbi gjakun dhe eshtrat e vëllezërve e motrave të rënë për liri e barazi ndërmjet popujve, pa diskriminim, segregacion, hegjemoni;

10.- sa më parë të ndërpriten masat diskriminuese ndaj popullatës shqiptare, si mbyllja e dyqaneve dhe lokaleve të ndryshme private, maltretimi nga milicia, dënimet e pabaa, marrja, moskthimi dhe mosdhënia e pashaportave et., etj.;

11.- të lirohen menjëherë të burgosurit politikë, të cilët ende po vuajnë dënimin!

Banorët e Ladorishtit – Strugë

Ladorisht 31/03. 1991.”

In : Aktuale

Loading...
loading...