Ja çfarë tha Zoran Zaev për kontestin rreth minares në Ohër

Problemet e trashëguara për ndërtimin kontestues pa dokumentacion përkatës të një pjese të objektit religjioz në qendër të Ohrit dhe gjetja e zgjidhjes konform ligjit, kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me u.d. kryetarin e Komunës së Ohrit, Kosntatin Georgievski dhe u.d. drejtoreshën e IK Enti dhe Muzeu Eleonora Novakovska, si dhe me përfaqësues dhe kryetari e shoqatës civile “Sovest”, Mihail Trendafilov.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim është biseduar edhe për aspektet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ohër e cila është me rëndësi të përbashkët për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri Zaev theksoi se institucionet do të veprojnë në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se përmes dialogut me të gjitha palët e prekura, ndërsa duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, do të gjenden zgjidhje në interes të qytetarëve në Ohër dhe shtetit i cili mbetet i përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore që e posedon Ohri”, qëndron në kumtesë. (koha.mk)

Loading...
loading...











Loading…


loading…