Ja çfarë thotë Menduh Thaçi për qeverinë e re!

Janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin dhe se qeveria e porsazgjedhur duhet ti qaset me seriozitet premtimeve të veta drejt reformave sistemore dhe proceseve integruese.

Kështu u shpreh sot lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në Takimin me ambasadorin e BE-së Samuel Zbogar.StrugaLajm

Bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave që kanë të bëjnë me reformat e mirëfillta, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.StrugaLajm

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet kryesore të Maqedonisë janë proceset integruese që lidhen edhe me çështjen e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

In : Aktuale

Loading...
loading...