Ja çfarë thotë Zoran Zaevi,për ndryshimet në qeveri,ASH-në dhe PDSH

Takimet mes subjekteve politike parlamentare për ndryshimet e mundshme në formacionin qeveritarë, ndonëse u paralajmëruan nga vetë kryeministri Zoran Zaev, nuk do të ndodhin as sot. Alsat mëson se bisedimet në fjalë do të fillojnë në fillim të javës që vjen.

Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë- deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se takimet do të zhvillohen në frymë të zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjithë subjektet dhe deputetët e pavarur që janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës dhe e ndryshimeve të mëdha. Alsat mëson se këto takime do të mbahen pas fundjavës, gjegjësisht ditën e hënën. Edhe nga Aleanca për Shqiptarët presin që takimi me kryeministrin Zaev të zhvillohet pas fundjavës. Nga partia e Selës vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se do jenë pjesë e qeverisë reformuese dhe se nuk do të bëjnë lëvizje nga shumica parlamentare, së paku deri në arritjen e premtimeve që u dhanë votuesve të tyre gjatë fushatës. Zërat për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria u shtuan pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale kur Aleanca e cila është pjesë e ekzekutivit dhe Besa opozitare bënë koalicion zgjedhor. Nga Partia Demokratike Shqiptare gjatë gjithë ditës nuk I janë përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të Alsat-M, nëse do pranojnë ftesën e kryeministrit Zaev për takim dhe nëse janë të gatshëm të participojnë më dy deputetët e tyre në shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...