Ja cilat biznese do të hapen nesër në Zvicër?

Zvicra nga nesër (e hënë) do të fillojë me masa lehtësuese, shkruan albinfo.ch.

Qeveria zvicerane ka hartuar një plan me tri faza dhe e para nis më 27 prill, pra nesër, ku do të lejohen disa biznese të funksionojnë, edhe pse kuptohet duhet të respektojnë masat e sigurisë.

Që nga 27 prilli mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë.StrugaLajmStrugaLajm

Ordinancat e mjekëve, dentistët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rifillojnë punën e tyre.

Po ashtu, krahas floktoreve, më 27 prill do të hapen edhe studiot e masazhit, studiot e tatuazheve dhe sallonet kozmetike, përcjell tutje albinfo.ch.StrugaLajm

Nga 27 prilli, gjithashtu do të hiqen kufizimet e asortimentit të mallrave që ofrohen në dyqanet ushqimore.

Ndërsa shkollat e detyrueshme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maji.

Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori. Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.

In : Aktuale

Loading...
loading...